E Diel, 1 Nëntor 2026

Paraburgimi mbipopullimiende problem i pazgjidhur

TIRANE- Perdorimi i dhomave te vecanta ne komisariate per paraburgim vazhdon te mbetet problematik. Te drejtat themelore te njeriut me gjithe perpjekjet e organizatave te ndryshme joqeveritare dhe mbrojtjes se vazhdueshme qe i behet nga Avokati i Popullit shkelen cdo dite e me shume. Pothuajse cdo dite nga dhomat e paraburgimit ne te gjitha komisariatet e Tiranes shoqerohen ne gjykate per te marr masen e sigurimit personal te pakten 10 persona.

Dy vjet me pare me nje ligj te posacem u vendos qe te paraburgosurit pas marrjes se mases se arrestit ne gjykate duhet te dergohen menjehere ne paraburgimin 313-te. Por pas dy vitesh asgje nuk ka ndryshuar. Te ndaluarit nga policia ne baze te ligjit duhet te qendrojne ne komisariat vetem 48 ore. Pas ketij afati ata paraqiten ne gjykate per te marr masen e arrestit e me pas me dokumentacionin perkates dergohen ne burgun 313-te.

Per te sqaruar kete problematike e cila duket se nuk do te marr zgjidhje te shpejte u interesuam ne Drejtorine e Policise Tirane. Astrit Dusha komandant i toges se shoqerimit per te ndaluarit prane drejtorise se Policise Tirane pranoi faktin se problematika qendron. Nderkohe ai shpjegoi edhe disa nga arsyet qe e kushtezojne dergimin e te ndaluarve pas marrjes se arrestit ne burg. Sipas Dushes dy jane arsyet kryesore. Sipas tij arsyeja e pare ka te beje me mungesen e dokumentacionit perkates per te ndaluarin e dyta lidhet me mungesen e kapaciteteve pritese ne burgun 313-te.

Aktualisht te gjitha komisariatet jane te mbipopulluara. Kete gje me duhet ta them edhe per paraburgimin i vetmi institucion ne Tirane per te pritur te arrestuarit pas marrjes se mases se arrestit. Kushtet ne komisariate vazhdojne te jene jo te favorshme-thote Dusha.

DOKUMENTACIONI
Per te kaluar nga komisariati ne burg i arrestuari duhet te jete i pajisur me dokumentacionin perkates. Sipas Astrit Dushes komandant i shoqerimit te te ndaluarve per marrjen e mases se sigurimit nje pjese e personave qe mbahen ne komisariate nuk kane pasaporte ose karte identiteti. Per te kaluar ne burg te arrestuarit me vendim gjykate nepermjet familjareve duhet te pajisen me dokument identifikimi. Por kjo sipas te njejtit burim kerkon kohen e vet. Ketu fillon edhe veshtiresia per komisariatet te cilet futen ne konflikt me burgun. Institucionet fillojne te hedhin topin tek njeri-tjetri. Me gjithe perpjekjet Dusha thote se nuk eshte arritur asgje.

KUSHTET
Nga shume raporte te institucionit te Avokatit te Popullit rezulton se kushtet ne komisariate ne pergjithesi jane permiresuar. Por keto raporte nuk kane te njejtin perfundim per dhomat e izolimit ne keto komisariate. Ne te gjashte komisariatet e Tiranes pershkruhet me hollesi mbajtja e te ndaluarve ne te njejten dhome. Por ajo qe eshte me problematike ka lidhje me qendrimin qe mbahet ndaj te miturve dhe grave. Shume raporte nxjerrin ne drite problemin e mungeses se dhomave te vecanta per grate e ndaluara. Nuk ka tualete nuk ka vende te vecanta per te miturit nuk ka vende te vecanta per grate. Qendrimi i tyre ne keto dhoma eshte me dite te tera.
MBIPOPULLIMI
Kriminaliteti nuk ka njohur renie. Burime te sigurta nga policia e Tiranes bejne te ditur se dhomat e para-burgimit ne te gjitha komisariatet jane te mbipopulluara. E njejte paraqitet situata edhe ne burgun 313-te. Burime nga ky burg bejne te ditur se here pas here merren masa per te normalizuar situaten por perseri problematika mbetet. Ne keto kushte te ndaluarit vazhdojne te mbeten neper komisariate ku edhe elementet me te domosdoshem per jetese mungojne.
DHUNA
Jo ne pak raste raportohet per ushtrim te dhunes fizike ne komisariate. Madje ka patur edhe raste kur dhuna ka qene e ashper deri ne marrje jete. Nje rast i till ishte ai i Korces dy vjet me pare. Por raportet e ndryshme te dhena per kete problem pas kontrolleve te vazhdueshme raportojne se dhuna ushtrohet ne izolim dhe jo pasi kalohet ne paraburgim. Pothuaj ne te gjitha rastet te ndaluarit keqtrajtohen nga momentiI shoqerimit deri ne momentin e ndalimit. Pasi te ndaluarve u komunikohet masa e arrestit nga ana e gjykates asnje prej tyre nuk dhunohet perjashto rastet kur konfliktet jane midis tyre.
sg/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›