Kukan e Swoboda Zgjedhjae presidentit me konsensus
TIRANE- Zgjedhjet presidenciale shqiptare duket se kane vene ne levizje Parlamentin Europian. Eurodeputetet nuk fshehin ne kete faze te procesit shpresen se PD dhe PS mund te arrijne tek nje emer konsensual per Presidentin e ri. Megjithate si per kryetarin e Delegacionit te PE per Evropen Juglindore Eduard Kukan ashtu dhe per Hannes Swoboden kryetarin e social demokrateve kushtetuta mbetet plani B.
Do te ishte nje gje shume e mire ose ideale qe Presidenti te zgjidhej me konsensus sepse ai eshte President i gjithe vendit i mbeshtetesve te qeverise dhe i mbeshtetesve te opozites. Pra eshte e preferueshme qe te zgjidhet President nje person qe do ti permbushte keto kushte. Por ne qofte se nuk eshte e mundur te arrihet konsensusi atehere njerezit votojne dhe ai qe merr me shume vota ai eshte fituesi. Votimi nuk eshte konsensus zgjedhja nuk eshte konsensus. Pra le te jemi realiste dhe te presim qe partite politike shqiptare te bien dakord per nje kandidat i cili te mund te zgjidhet me shumicen e votave- tha Eduard Kukan kryetar i delegacioneve te PE-se ne nje prononcim per Albanian Screen.
Ndersa Swoboda deklaron Une mendoj se Kushtetuta eshte njera ane dhe sigurisht qe ajo duhet te respektohet. Por nga ana tjeter ajo qe i duhet Shqiperise sot eshte jo vetem te respektoje Kushtetuten por edhe te arrije nje konsensus per zgjedhjen e Presidentit. Pra Presidenti duhet te bashkoje forcat e ndryshme sepse ai duhet te kete si mbeshtetjen e qeverise ashtu edhe ate te opozites. Une besoj se ishte fillim i mbare vitin e kaluar arritja nje marreveshjeje baze midis qeverise dhe opozites. Dhe ky konsensus duhet te vazhdoje edhe per zgjedhjen e Presidentit te ri ne menyre qe Parlamenti te zgjedhe presidentin e duhur. Kjo do te ishte zgjidhja me e mire per gjithe Shqiperine.
Shqiperia pret te marre kete vit statusin e kandidatit te BE-se. Por sipas dy perfaqesuesve te PE ne zgjedhjen e Presidentit duhet treguar maturi qe imazhi i demtuar nga kriza politike te permiresohet.
Nga Gjovalin Kola/as/sg/shqiptarja.com