E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paraburgimi ne Pogradec, jashte standardeve

Tirane- Dhomat e sigurise dhe shoqerimit ne Komisariatin e Policise se Pogradecit, kane nevoje per rikonstruksion. Nepermjet nje rekomandimi te drejtuar drejtorit te Policise se Qarkut Korce, Emri Vata dhe shefit te Komisariatit te Policise Pogradec, Sokol Noka Avokati i Popullit, iu vuri ne dukje edhe problemet qe kane konstatuar. Sipas tyre dhomat e shoqerimit jo vetem qe nuk plotesojne standardet normale, por mungojne edhe dhoma te vecanta per te miturit dhe femrat e proceduara per vepra te ndryshme penale. Sipas raportit te Avokatit te Popullit, dhomat e sigurise ne kete komisariat ndodheshin ne nje godine me vete, me dimensione te njejta, 3.5 m2, me dritare te vogla, ndricim dhe lageshti jashte standardit normal. "Grupi inspektimit konstatoi gjithashtu se mungonin dhomat e vecanta per te mitur dhe femra, ne perputhje me konceptimet e bera ne ligjin e ri Nr.9749, dt. 04.06.2007 "Per Policine e Shtetit"", percaktohej ne kete rekomandim. Sipas raportit, kishte pasur raste kur te arrestuarit e mitur jane mbajtur bashke me te arrestuarit madhore dhe veprimet ndaj tyre kryheshin ne zyrat e punonjesve te policise, ndersa femrat mbaheshin ne korridor, ose ne zyrat e oficereve te Policise Gjyqesore. Sipas Avokatit te Popullit dhomat e shoqerimit ishin ne erresire te plote, pasi ishin pa dritare, pa ndricim, me dere hekuri me dryn, pa karrige (stola), te pa lyera dhe te pa pastra.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›