E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arratisja e Alket Rizait, gjykata denon dy gardianet

Artan Cena

ATHINE - Arratisja e Alket Rizait dhe grekut Vasilis Paleokostas ka bere qe kreu i gardianeve te burgut te Koridhalos, te denohet me 3 vjet burg, ndersa nje gardian eshte denuar me gjashte muaj, pasi ne shtepine e tij eshte gjetur nje arme e paregjistruar. Por te dy personat jane lene te lire, me kusht. Kreu i gardianeve, Nikos Karageorghis u la i lire me qellim qe te hetohet, nderkohe gjithashtu dhe gardiani Michael Baglanis, u lirua me kusht. Vendimi ndaj pese personave te akuzuar si te perfshire ne arratisjen e dy te denuarve, u dha mbremjen e dy diteve me pare. Por dje ne mengjes ata vendosen apelimin e vendimit. Ishte Gjykata e Shkalles se Dyte qe i ka lene te lire. Nderkaq qe u shpallen te pafajshem ne Shkallen e Pare, piloti i helikopterit Elias Theofilopoulos, si dhe dy gardianet e tjere te burgut Ganopoulos Mihalis dhe Nikolopoulos Vaggelis.

Por pervec pese personave te perfunduar ne gjykate, ku vetem dy prej tyre moren denim, nen hetim per arratisjen e shqiptarit Alket Rizai te denuar me burg per jete, dhe grekut Vasilis Paleokostas te denuar me 25 vjet burg, ishin dhe tete zyrtare te tjere te burgut. Sic ben te ditur mediat greke, hetimet do te vazhdojne serish pavaresisht vendimeve te dhena nga Gjykata e Shkalles se Pare. Gjyqi ndaj te akuzuarve filloi diten e hene, nje dite pas arratisjes. Por ai u perfshi nga terheqja e avokateve mbrojtes te te pandehurve. Ata akuzuan se, gjyqi ishte i manipuluar, per shkak te shpejtesise se dhenies se vendimit. Ata kishin kerkuar lirimin nga qelite e paraburgimit te te dyshuarve, por gjykata iu kishte rrezuar kerkesat.

Piloti i helikopterit ka treguar para gjykates se, nuk kishte asnje pergjegjesi ne lidhje me kete arratisje. Ai ka thene se, dy personat e kishin kercenuar nese nuk do te shkonte mbi burg. Gjithashtu dhe kryegardiani dhe vartesit e tij, kane thene para trupit gjykues se, nuk kishte asnje projekt per t'u mbrojtur nga keto lloj ngjarjesh. Ata kane thene se, nuk ishin trajnuar per arratisje nga ajri. Te pese personat ishin ndaluar, menjehere pas arratisjes se dy te denuarve Rizait dhe Paleokostas. Ata ishin te dyshuar si pergjegjes per arratisjen e dy te denuarve, por gjate dites se djeshme ata jane liruar nga akuzat dhe pse hetimet vazhdojne.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›