Trafiku i droges per ne Evrope, 25 ne pranga
TIRANE - Trafiku i droges prej disa vitesh mes Shqiperise, Malit te Zi dhe me gjere, ka marre dje nje goditje fatale. Policia shqiptare ne bashkepunim me ate te Malit te Zi, kane bere te mundur arrestimin e 25 personave, emrat e te cileve nuk jane bere te ditur. Burimet zyrtare te Policise se Shtetit, thane se pjesa me e madhe e personave te arrestuar jane shqiptare, e te tjeret qytetare malazez. Emrat e personave te arrestuar nuk jane bere te ditur, pasi operacioni eshte ende ne vazhdim. Sipas policise shqiptare, hetimet per arrestimin e ketyre personave kishin disa muaj qe beheshin, por dje fale bashkepunimit ndermjet policive eshte bere e mundur, perfundimi me sukses i operacioni. Nder personat e arrestuar eshte nje oficer policie i Malit te Zi dhe nje zyrtare i Agjencise se Sekuestrimit te Pasurive. Mes personave te arrestuar jane edhe kreret e trafikut, dhe aksioni eshte perfunduar ne Malin e Zi. Dyshohet se te arrestuar kane trafikuar kanabis sativa nga Shqiperia, nepermjet territorit te Malit te Zi, Bosnjes, Kroacise ne vendet e Evropes Perendimore. Nga hetimet e deritanishme, dyshohet se keta persona gjate vitit 2008 dhe fillimi i vitit 2009 kane trafikuar nje sasi te konsiderueshme kanabis sativa. Ne momentin e arrestimit jane sekuestruar 35 kg kanabis sativa, 70 mije euro dhe 7 automjete. Operacioni eshte paraprire nga nje takim i zyrtareve te Policise se Malit te Zi, prokurorit Special te Luftes Kunder Krimit te Organizuar me drejtues te larte te Policise Shqiptare, dhe perfaqesues te Prokurorise se Krimeve te Renda. Ne kete takim te dyja palet shkembyen informacione, te cilat cuan ne perfundimin me sukses te ketij operacioni.