E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parada e biondeve

Kryeqyteti i Letonisë, Riga, edhe sivjet ka qenë nikoqir i Paradës tradicionale të biondeve në të cilën morën pjesë qindra bionde, por edhe disa burra me paruke të bardha në kokë.

Kjo ngjarje që vitin e parë ka tërhequr vëmendjen e madhe të mediave kështu që edhe sivjet një numër i madh i fotoreporterëve nga të gjitha anët e botës përcollën këtë ngjarje.

Organizatorja e ngjarjes Marika Gederte nga Asociacioni i Biondeve të Letonisë tha se Parada është bërë ngjarje tradicionale e cila tërheqë mijëra turistë, edhe pse fillimisht ishte organizuar për të përmirësuar disponimin në vendin e goditur nga kriza.

“Kemi 500 pjesëmarrës të regjistruar, nga Zelanda e Re, Finlanda, Italia deri te Lituania”, tha Gederte.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›