E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pep, 10 trofe në 3 vjet, por të gjitha falë Mesit

10 trofe në 3 vjet, i fundit Liga e Kampioneve e fituar në finalen e “Wembley”. Këto janë shifrat që e bëjnë Pep Guardiolën një nga trajnerët më të suksesshëm në historinë e futbollit. Tekniku spanjoll është arkitekti i Barcelonës së magjishme, ku ndërthuren spektakli dhe saktësia përpara së cilës gjunjëzohen të gjitha skuadrat. Por pas triumfit në fionalen e Champions, Guardiola bën modestin, duke ia dedikuar suksesin skuadrës së tij dhe mbi të gjithë Lionel Mesit. “Jemi të gjithë të lumtur. Kemi mbyllur në mënyrën më të mirë një sezon fantastik dhe e gjithë kjo është meritë e skuadrës. Mesi është lojtari më i mirë që kam parë dhe mbase më i mirë që do të shoh në jetën time. Pa atë mendoj se nuk do të ishim të aftë të luanim në këtë mënyrë. Ai jep diçka më shumë skuadrës, por të gjithë lojtarët janë të rëndësishëm dhe e kanë mërituar gjithcka në këtë sezon”, ka përfunduar Guardiola, i cili ka çmendur merkaton e trajnerëve, ndërsa me një kontratë gati e pret Çelsi. Barcelona e Guardiolës ka bërë që të dorëzohet dhe një nga emrat më të mëdhenj të pankinave si Aleks Ferguson, i cili ka pranuar supermacinë e spanjollëve. "U mundëm nga skuadra më e mirë e botës. Mendoj se kjo është mënyra më e drejta për ta përshkruar humbjen. Mund të bënim më mirë, por Barcelona na hipnotizoi me lojën e saj. E merituan fitoren, pasi janë skuadra më e mirë”, ka përfunduar Aleks Ferguson, që në karrierën e tij me Mançester Junajtid e ka fituar dy herë Ligën e Kampioneve.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›