Yjet, çarten për Barçën
Barcelona është shpallur kampion i Evropës në futboll dhe finalja e së shtunës e zhvilluar në Londër, e cila u ndoq nga e gjithë bota, sigurisht se la emocione dhe mbresa ndër tifozë.
Por, si e përjetuan fitoren e Barcelonës ‘VIP-at’ kosovarë nëpër rrjetet sociale?
Argjentina Ramosaj, një prej yjeve të reja në estradën tonë, e cila njihet si tifoze e Barcelonës, u shpreh tejet e ngazëllyer me triumfin, duke shkruar në Twitter: “Barcaaaaaaa. OMG, 3-1. Barcelonaaa ahahaha love it!”.
Pa u shprehur nuk mbetën as reperët. Ledri i Skillz shfrytëzoi llogarinë e tij ‘sekrete’ në Facebook për të shprehur kënaqësinë mbi fitoren e Barcelonës.
“Na po vim…Barcellona”, u shpreh nga ana tjetër reperi i Tingullit 3nt, Getoar Selimi me anë të Twitterit.
Secili ka mënyrën e vet të të shprehurit dhe ashtu si të tjerët, Besnik Canolli a.k.a 2po2 shfrytëzoi fitoren e Barcelonës për të promovuar në njëfarë mënyre albumin e ri.
“Barca!!! Fitore e Sinqertë!”, shkroi 2po2 në profilin e tij në Facebook, duke promovuar kështu këngën e re me titull “Fitore e Sinqertë” e cila do të vijë si bashkëpunim me Unikkatilin.
Nga ana tjetër, lajmi sigurisht se do të jetë pritur mirë edhe nga këngëtari Blero Muharremi, i cili po ashtu është një tifoz i flakët i Bracelonës.
Interesante mund të jetë edhe emocioni i Vlora Çitakut, e cila po ashtu është njëra prej politikaneve që adhuron Bracelonën, edhe pse ajo për momentin është në një vizitë në Turqi. (Telegrafi)
Heshtin “Red Devils”
Por, ndryshe ka qenë atmosfera në kampin tjetër, të humbësit. Duket se humbja e Manchester United ka bërë që fansat e Manchesterit të mos paraqiten fare, as në llogaritë e tyre në Twitter dhe as në Facebook. Apo, ndoshta tifoz të Manhester nuk janë askush nga yjet e estradës.