Parada e homoseksualëve, fetë kundër, Berisha garanton liri

"Parada gay" e cila pritet të zhvillohet më 17 maj në kërkesë të ambasadës së PINK ka ngjallur edhe reagimet pro dhe kundër. Komentet mbi këtë paradë të pazakontë në Shqipëri nuk kanë munguar përgjatë kësaj kohe. Kryeministri Berisha gjatë mbledhjes së grupit parlamentar e ka quajtur si një aktivitet me rastin e ditës botërore kundër homofobisë. Sipas tij, Shqipëria është një vend i lirë dhe parimet demokratike nuk do të kufizojnë manifestime edhe të kësaj natyre.
Ndërsa "kundër" këtij manifesitmi janë komunitet fetare në vend. Myslimanët kanë qënë të parët ata që e quajnë jo të drejtë dhe jo njerëzore këtë parade, duke e cilësuar si një akt që dëmton shoqërinë dhe familjen.
Teksa për këtë paradë flitet gjatë, jozyrtarisht mësohet se ajo mund të anullohet për shkak të reagimeve "kundër". Më herët organizatat që mbrojnë të drejtat personave me orientim të ndryshëm seksual i bënë kërkesë Kryeministrit të marrë masa deri në heqje nga detyra të funksionarëve të shtetit që dalin kundër kësaj parade.