E Shtunë, 31 Tetor 2026

Punësimi në Itali, formularë për emigrantët shqiptarë

Të gjithë emigrantët shqiptarë në Itali që duan të punojnë në mënyrë të rregullt në këtë vend do të kenë mundësi të plotësojnë formularët e publikuar ne ëeb-in e Ministrisë së Punës. Kjo vjen falë një bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë shqiptare të Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta dhe asaj Italiane.
 

Ambasadori italian në Tiranë, Massimo Gaiani vlerëson bashkëpunimin shqiptaro-italian.

“Sot po shohim rezultatet e para, bëhet fjalë për një procedurë të re të hyrjes së tregut të punës në Itali për ato që kanë ndjekur një kurs kualifikimi për emigrantët, duke treguar një vemendje të madhe edhe për gjuhën”tha ai.
 

Afati i fundit i dorëzimit të formularëve do jetë deri në datën 10 prill 2012 .Fituesit nga ky konkurs do të përfitojnë vende pune në sektorët turizëm, hoteleri, restorante, ndërtim, agrozooteknikë, industri tekstile, artizanat etj.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›