E Diel, 1 Nëntor 2026

Paraditen e sotme, Kryeministri Berisha ishte i pranishëm në stërvitjen e Brigadës së Reagimit të Shpejtë të quajtur "Furia e Shqiponjës – 06." Në stërvitje merrnin pjesë Ministri i

Paraditen e sotme, Kryeministri Berisha ishte i pranishëm në stërvitjen e Brigadës së Reagimit të Shpejtë të quajtur "Furia e Shqiponjës – 06."
Në stërvitje merrnin pjesë Ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosuara, gjeneral major Luan Hoxha, Komandanti i Shtabit të NATO-s në Tiranë, gjeneral Georgios Mouroutsos, atashe të ushtrive të vendeve mike, si dhe përfaqësues të trupit Diplomatik.

Brigada e reagimit të Shpejtë është një prej njësive kryesore të Forcave të Armatosura me shtrirje në disa rrethe të vendit, e cila përgatit kontigjentet në realizmin e dy misioneve kryesore që përfaqësojnë vendin tonë në kuadrin e Partneritetit për Paqe, në Irak, Bosnje Hercegovinë dhe Afganistan.

Stërvitja "Furia e Shqiponjës-06, është pjesë e Programit Vjetor të stërvitjes që realizon kjo brigadë, për arritjen e synimeve në plotësim të misionit të FA brenda vendit si dhe realizimin e qëllimit për tu integruar në Strukturat Euroatlantike.
Kjo është një nga stërvitjet më të mëdha të realizuara vitet e fundit e fundit nga Forcat e Armatosura të vendit tonë. Në stërvitje morën pjesë rreth 1400 forca që përfaqësojnë të gjitha llojet e armëve dhe shërbimeve që ka aktualisht Brigada e Reagimit të Shpejtë.

Duke përshëndetur në ceremoninë e përfundimit të stërvitjes, kryeministri përgëzoi brigadën e Reagimit të Shpejtë për mbylljen me sukses të plotë të stërvitjes, duke përmbushur kështu me profesionalizëm të lartë dhe me përkushtim misionin e saj në mbrojtje të paqes dhe të integrimit në Strukturat Euro-Atlantike

Kryeministri u shpreh se qeveria do të bëjë të gjitha përpjekjet që reformat politike të gjithanshme, të koordinuara me reformat e ushtrisë ta bëjnë Shqipërinë të përshtashme plotësisht për të fituar ftesën në Samitin e Ardhëshëm të zgjerimit të Aleances së Atlantikut të Veriut.

Ndër të tjera në fjalën e tij, kryeministri u shpreh:

"Është një nder i veçantë për mua t'ju pëershëndes ju shumë përzemersisht për përfundimin me sukses të plotë të kësaj stërvitje fushore, disa javore, në të cilën brigada juaj përmbushi me kurajo, me një profesionalizëm të lartë, me një përkushtim të madh një seri detyrash të rëndësishme, detyra, të cilat janë bashkëohore në të gjitha fushëbetejat aktuale, në të gjitha misionet aktuale ndërkombëtare.

Unë dua tu falenderoj ju për këto rezultate të shëklqyera. Sëbashku me komandantët tuaj, me miqtë tanë ambasadorë, të vendeve mike dhe atashetë ushtarakë të tyre, ne ndoqem sot momente të shkëlqyera të stërvitjes suaj, ku ju dëshmuat aftësi të mëdha, të cilat bëjnë të mundur që kjo brigadë të mund të shpalosë në të gjitha rrethanat, nga ato të mbështetjes së paqes, deri në detyra të rëndësishme luftarake.

Ushtria shqiptare në procesin e saj të transformimit, e them me bindje të plotë se qëndron në linjën e parë të përpjekjes së shqiptarëve për integrim dhe rolin e tyre në sigurinë, në kuadrin e Aleancës së Atlantikut të Veriut dhe në kuadrin global. Në këtë rigadde një jë kohë të shkurtër, u krijua, u konsolidua dhe u bë operativ, një batalion, i cili do të përmbushë misione shumë të rëndësishmë brenda dhe jashtë vendit.

Për shkak të Reformave të thella që ndërrmori ushtria gjatë këtyre viteve natyrisht shumë oficerë të talentuar, ushtarake të zotë, u ndaënë nga repartet dhe u kthyen në jetën civile, për të mbetur gjithnjë ushtarë besnikë të vendit të tyre. Ne këtë proces jemi të vendosur të shkojmë drejt një ushtrie profesionale, drejt një ushtrie që mund të përmbushë të gjitha detyrimet që rrjedhin, për mbrojtjen e sigurisë së vendit në kuadrin e Aleancës së Atlantikut të Veriut.

Qeveria qëndron fuqishëm në mbështetjen tuaj. Ne kemi vendosur të rrisim me shpejtësi buxhetin dhe unë dua tu deklaroj këtu dhe natyrisht kjo është dhe nje kerkesë e NATO-s. Unë dua të theksoj se kjo është një kërkesë imperative e vendit, e shoqërisë për të patur një ushtri moderne, një ushtri që të mundet në çdo kohë të përmbushë misionin e saj. Dhe unë ju siguroi se ne do të bëjme cdo përpjekje që ju të modernizoheni , të keni të gjitha kushtet , mundësitë dhe teknikën për të përmbushur detyrimet tuaja brenda dhe jashtë vendit.

Kam rastin të shpreh një mirënjohje shumë të thellë, partnerëve dhe miqve tanë për ndihmën tepër të cmuar. Konkretisht brigada juaj ka pëtur një mbështejyje të fuqishme të Forcave të Armatosura të Italisë. Shpresojmë se njësitë e kësaj brigade të marrin detyra të përbashkëta me njësitë e ushtrisë italiane për tu asistuar dy vendeve mike që aktualisht kanë nevojë për ndihmën e miqve të tyre, Izraelit dhe Libanit, për të ruajtur paqen dhe për të konsoliduar paqen mes tyre. Unë dua të falenderoj gjithashtu të gjithë ekspertët dhe të gjithë ata të cilët po japin një ndihmesë të çmuar në reformimin e Forcave të Armatosuara.

Unë shpreh bindjen dhe sigurinë që ju do të përmbushni me dinjitet të madh të gjitha detyrimet e vendit për anëtarësimin e tij në NATO, sikundër do të zotohem këtu se qeveria do të bëjë të gjitha përpjekjet që reformat politike të gjithanshme të koordinuara me reformat e ushtrisë të bëjnë Shqipërinë të përshtashme plotësisht për të fituar ftesën në Samitin e Ardhshëm të zgjerimit të Aleances së Atlantikut të Veriutt.
Edhe njëherë urimet më të mira për sukseset e shkëlqyera që keni arritur në këtë stërvitje"

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›