Paraditen e sotme, në mbledhjen e radhës së Këshillit të Ministrave, u morën në shqyrtim dhe u miratuan disa vendime dhe projektligje: V E N D I M PËR PROPOZIMIN E P
Paraditen e sotme, në mbledhjen e radhës së Këshillit të Ministrave, u morën në shqyrtim dhe u miratuan disa vendime dhe projektligje:
V E N D I M
PËR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT "PËR FALJEN E KAMATËVONESAVE TË PAPAGUARA, TË KONTRIBUTEVE TË DETYRUESHME TË SIGURIMEVE, SHOQËRORE DHE SHËNDETËSORE"
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Propozimin e projektligjit "Për faljen e kamatëvonesave të papaguara, të kontributeve të sigurimeve të detyrueshme, shoqërore dhe shëndetësore", për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
P R O J E K T L I GJ
PËR
FALJEN E KAMATËVONESAVE TË PAPAGUARA, TË KONTRIBUTEVE TË SIGURIMEVE TË DETYRUESHME, SHOQËRORE DHE SHËNDETËSORE
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I:
Neni 1
Ndërmarrjeve dhe shoqërive me kapital tërësisht shtetëror, institucioneve shtetërore, buxhetore e jobuxhetore, ndërmarrjeve dhe shoqërive me kapital të përbashkët me shtetin, personave, juridikë e fizikë, private, dhe personave të vetëpunësuar në bujqësi u falen kamatëvonesat e kontributeve të sigurimeve të detyrueshme, shoqërore dhe shëndetësore, të papaguara deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, me kusht që detyrimet për kontributet të arkëtohen brenda datës 31.12.2007.
Kamatëvonesat e papaguara falen edhe kur kontributet për sigurimet e detyrueshme, shoqërore dhe shëndetësore, janë paguar para hyrjes në fuqi të këtij ligji.
Neni 2
Pushohet ekzekutimi i vendimeve të gjykatave, që kanë marrë formë të prerë deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, për pjesën e kamatëvonesave të papaguara të kontributeve të sigurimeve të detyrueshme, shoqërore dhe shëndetësore, të cilat falen me këtë ligj.
Neni 3
Kamatëvonesat e kontributeve për sigurimet e detyrueshme, shoqërore dhe shëndetësore, të paguara par hyrjes në fuqi të këtij ligji, nuk kthehen.
Neni 4
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në "Fletoren zyrtare".
K R Y E T A R I
JOZEFINA TOPALLI
* * *
V E N D I M
PËR
DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NЁ VENDIMIN NR.646, DATЁ 12.12.2002, TЁ KЁSHILLIT TЁ MINISTRAVE, "PЁR MIRATIMIN E STANDARDEVE DHE TЁ KUSHTEVE TEKNIKE, TЁ PROJEKTIMIT DHE TЁ ZBATIMIT, NЁ FUSHAT E INDUSTRISЁ DHE TЁ ENERGJETIKЁS, TЁ CILAT DUHET TЁ MARRIN STATUSIN "RREGULLA TEKNIKE", TЁ DETYRUESHME PЁR ZBATIM", TЁ NDRYSHUAR
Nё mbёshtetje tё nenit 100 tё Kushtetutёs dhe tё nenit 17, tё ligjit nr.8464, datё 11.3.1999, "Pёr standardizimin", tё ndryshuar, me propozimin e ministrit tё Ekonomisё, Tregtisё dhe Energjetikёs, Kёshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Nё lidhjen nr.1, qё i bashkёlidhet vendimit nr.646, datё 12.12.2002, tё Kёshillit tё Ministrave, tё ndryshuar, tё bёhen ndryshimet dhe shtesat, sipas lidhjes, qё i bashkёlidhet kёtij vendimi.
Ky vendim hyn nё fuqi pas botimit nё "Fletoren zyrtare".
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
* * *
V E N D I M
PËR
NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.722, DATË 25.10.2006, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, « PËR KRITERET DHE MASËN E PËRFITIMIT TË PAGESËS SË PAPUNËSISË NGA BASHKËSHORTI/JA E PUNONJËSIT TË SHËRBIMIT INFORMATIV TË SHTETIT »
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 38, pikat 1 e 2, e 55, pika 2, të ligjit nr.9357, datë 17.3.2005, "Për statusin e punonjësit të Shërbimit Informativ të Shtetit", dhe të pikёs 2, tё nenit 58, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, "Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar, me propozimin e zëvendëskryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Pika 3, e vendimit nr.722, datё 25.10.2006, tё Kёshillit tё Ministrave, ndryshohet, si mё poshtё vijon:
"3. Masa e trajtimit financiar të jetë, si më poshtë vijon:
a) 100 për qind e pagës minimale mujore, në shkallë vendi, e miratuar nga Këshilli i Ministrave, kur bashkëshorti/ja e papunë ka vjetërsi pune nga 1 deri në 10 vjet.
b) 120 për qind e pagës minimale mujore, në shkallë vendi, e miratuar nga Këshilli i Ministrave, kur bashkëshorti/ja e papunë ka vjetërsi pune mbi 10 vjet.
Trajtimi i veçantë financiar ndryshon, sa herë ndryshon paga minimale mujore në shkallë vendi.".
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në "Fletoren zyrtare" dhe i shtrin efektet financiare nga data 16.5.2005.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
* * *
V E N D I M
PËR
DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NЁ VENDIMIN NR.704, DATЁ 16.11.2005, TЁ KЁSHILLIT TЁ MINISTRAVE, "PЁR MIRATIMIN E KRITEREVE TЁ PЁRFAQЁSIMIT, TЁ PЁRZGJEDHJES, EMЁRIMIT DHE SHKARKIMIT TЁ ANЁTARЁVE, DHE RREGULLAT E FUNKSIONIMIT TЁ KЁSHILLIT TЁ STATISTIKAVE", TЁ NDRYSHUAR
Nё mbёshtetje tё nenit 100 tё Kushtetutёs dhe tё nenit 10, tё ligjit nr.9180, datё 5.2.2004, "Pёr statistikat zyrtare", me propozimin e zёvendёskryeministrit, Kёshilli i Ministrave
V E N D O S I :
Nё vendimin nr.704, datё 16.11.2005, tё Kёshillit tё Ministrave, tё ndryshuar, tё bёhen ndryshimet dhe shtesat e mёposhtme:
1. Nё pikёn 10, tё bёhen kёto ndryshime dhe shtesa:
a) shkronja "c" ndryshohet, si mё poshtё vijon:
"c) Rendi i ditёs i mbledhjes sё zakonshme caktohet nga kryetari i Kёshillit tё Statistikave nё kёshillim me drejtorin e Pёrgjithshёm tё INSTAT-it. Nё rendin e ditёs pёrfshihen drejtpёrdrejt çёshtjet, pёr tё cilat ёshtё rёnё dakord nё mbledhjet pararendёse, dhe projektpropozimet e paraqitura pёr shqyrtim nga drejtori i Pёrgjithshёm i INSTAT-it. Kryetari i kёshillit vendos tё pёrfshijё nё rendin e ditёs çdo çёshtje tjetёr, sipas kёrkesёs me shkrim tё tё paktёn 3 anёtarёve pёrfaqёsues tё agjencive statistikore. Kёrkesa me shkrim ёshtё e vlefshme, kur mban numrin e protokollit tё agjencive pёrkatёse dhe vulat respektive.
Nё mungesё tё kryetarit tё kёshillit, zёvendёskryetari ushtron tё gjitha tё drejtat dhe pёrgjegjёsitё.
Drejtori i Pёrgjithshёm i INSTAT-it, sipas kёtij vendimi, ka detyrimin ligjor tё pёrgatisё projektaktet dhe relacionet shoqёruese vetёm pёr çёshtjet, qё pёrfshihen drejtpёrdrejt nё rendin e ditёs. Pёr çёshtje tё tjera, pёrgatitja e projektakteve dhe e relacioneve kryhet nga propozuesit. Nё fund tё mbledhjes, anёtarёt bien dakord pёr datёn e mbledhjes sё ardhshme tё Kёshillit tё Statistikave. Ky fakt pasqyrohet nё procesverbalin e mbledhjes. Rendi i ditёs caktohet jo mё vonё se 12 ditё kalendarike nga dita e thirrjes sё mbledhjes sё Kёshillit tё Statistikave. Kopja e njoftimit tё rendit tё ditёs, e nёnshkruar nga kryetari/zёvendёskryetari i Kёshillit tё Statistikave u shpёrndahet, menjёherё, anёtarёve.
Nё raste tё veçanta, vetёm pёr çёshtje urgjente, tё pёrcaktuara nё njёrёn nga shkronjat "a" deri "dh", tё nenit 11, tё ligjit nr.9180, datё 5.2.2004, "Pёr statistikat zyrtare", kryetari i Kёshillit tё Statistikave ose nё mungesё tё tij, zёvendёskryetari me kёrkesё tё drejtorit tё Pёrgjithshёm tё INSTAT-it cakton brenda 48 orёsh nga paraqitja e kёrkesёs mbledhjen. Mbledhja thirret brenda 5 ditёve nga dita e marrjes sё kёrkesёs.".
b) Pas shkronjёs "c" shtohet shkronja "ç", me kёtё pёrmbajtje:
"ç) Rendi i ditёs i mbledhjes sё jashtёzakonshme caktohet me kёrkesёn e 1/3 sё anёtarёve. Kёrkuesit depozitojnё kёrkesёn me shkrim pranё drejtorit tё Pёrgjithshёm tё INSTAT-it, i cili i pёrcjell, menjёherё, me shkrim, kryetarit tё Kёshillit tё Statistikave kёrkesёn pёr mbledhje tё jashtёzakonshme. Kur sipas gjykimit tё drejtorit tё Pёrgjithshёm tё INSTAT-it, kёtij rendi mund t'i shtohen edhe çёshtje tё tjera tё papёrmendura, krahas kёrkesёs ai i dёrgon kryetarit edhe propozimin pёr rendin shtesё. Kryetari, brenda 5 ditёve pune, nga marrja e propozimit thёrret mbledhjen e jashtёzakonshme tё kёshillit.".
2. Pika 11 ndryshohet, si mё poshtё vijon:
"11. Procedura e zhvillimit tё mbledhjes dhe rregulla tё tjera.
a) Mbledhja e Kёshillit tё Statistikave drejtohet nga kryetari. Kur ai mungon nё mbledhje, ajo drejtohet nga zёvendёskryetari dhe, nё mungesё tё tij, drejtohet nga anёtari me vjetёrsi mё tё madhe nё kёtё kёshill, i pranishёm. Nё rast se ka disa anёtarё, qё kanё shёrbyer pёr tё njёjtёn periudhё kohe, mbledhja drejtohet nga anёtari, me moshё mё tё madhe, i pranishёm.
b) Mbledhja e Kёshillit tё Statistikave deklarohet e hapur pasi drejtuesi i saj, verifikon, paraprakisht, praninё nё mbledhje tё quorumit tё nevojshёm tё anёtarёve. Nё mbledhje merr pjesё, pa tё drejtё vote, drejtori i Pёrgjithshёm i INSTAT-it dhe, nё mungesё tё tij, pёr shkaqe ligjore njё punonjёs tjetёr i nivelit drejtues, i autorizuar shprehimisht prej tij. Pёr shqyrtimin e çёshtjeve teknike gjatё mbledhjes, drejtori i Pёrgjithshёm mund tё asistohet, sipas vlerёsimit tё tij, edhe nga njё staf teknik i INSTAT-it, i cili jep shpjegime apo saktёsime pёr çёshtjen, sipas kёrkesёs sё drejtorit tё Pёrgjithshёm.
Çёshtjet e rendit tё ditёs shqyrtohen sipas renditjes, me pёrjashtim tё rasteve, kur anёtarёt, me votim tё hapur, vendosin ndryshe. Pёr çdo çёshtje, qё diskutohet nё mbledhjen e Kёshillit tё Statistikave, vendoset me shumicёn e votave tё anёtarёve tё pranishёm. Procedura e votimit ёshtё e hapur. Propozimi votohet vetёm pro apo kundёr, abstenimi nuk lejohet. Nё rast tё barazimit tё votave projektakti vlerёsohet i rrёzuar.
Kur anёtari i Kёshillit tё Statistikave ka interes privat nё çёshtjen nё shqyrtim, qё pёrbёn shkak ligjor pёr konflikt interesash, sipas legjislacionit nё fuqi, ai ёshtё i detyruar tё deklarojё me shkrim interesat e veta dhe mospjesёmarrjen nё votim. Nё kёtё rast prania e tij nё mbledhje nuk llogaritet. Kur mosllogaritja e tij prek quorumin e kёrkuar, çёshtja shtyhet, pёr mbledhjen mё tё afёrt.
Drejtuesi i mbledhjes pёr njё ose disa çёshtje tё rendit tё ditёs, qё nuk arrijnё tё shqyrtohen nё mbledhjen e radhёs, hedh nё votim vazhdimin e mbledhjes nё njё ditё tjetёr ose kalimin e kёtyre çёshtjeve nё rendin e ditёs sё mbledhjes sё ardhshme. Pёr çёshtjet, qё lidhen me pёrgjegjёsitё e pёrcaktuara nё nenin 11, tё ligjit nr.9180, datё 5.2.2004, "Pёr statistikat zyrtare", mbledhja e ardhshme caktohet brenda 5 ditёve kalendarike.
Nё fund tё mbledhjes, anёtarёt e pranishёm kanё tё drejtё tё propozojnё çёshtje tё tjera shtesё, pёr t'u pёrfshirё nё rendin e ditёs sё mbledhjes sё ardhshme. Propozimi votohet dhe, kur merr shumicёn e votave, pёrfshihet drejtpёrdrejt nё rendin e ditёs sё mbledhjes pasardhёse. Pёrjashtim nga rregulli bёjnё vetёm propozimet pёr projektvendime me karakter individual. Shqyrtimi i tyre kryhet nё tё njёjtёn mbledhje.
c) Pёr çdo mbledhje tё Kёshillit tё Statistikave mbahet procesverbal, i cili zbardhet nga sekretariati i kёshillit, brenda pesё ditёve. Elementet pёrbёrёse tё procesverbalit tё mbledhjes pёrcaktohen nё shkronjёn "ç", tё kёsaj pike. Procesverbali miratohet dhe nёnshkruhet rregullisht nga tё gjithё pjesёmarrёsit para mbledhjes pasardhёse. Pёr çdo projektpropozim tё votuar hartohen vendimet e marra, tё cilat nёnshkruhen nga kryetari i kёshillit ose nga drejtuesi i mbledhjes, sipas shkronjёs "a", tё pikёs 11.
Procesverbalet, vendimet e Kёshillit tё Statistikave dhe relacionet shoqёruese ruhen dhe administrohen nё dosje sipas rregullores pёr arkivat. Kopje tё tyre mund t'i jepen çdo anёtari, qё i kёrkon.
ç) Nё procesverbal vendosen numri dhe lloji i mbledhjes: "e zakonshme", "e zakonshme urgjente" apo "e jashtёzakonshme", data, koha e fillimit dhe e mbylljes, emri i drejtuesit dhe i sekretarit tё mbledhjes, emrat e anёtarёve tё pranishёm, emrat e anёtarёve, qё mungojnё, dhe shkaqet e mungesёs, rendi i ditёs, mendimet pёr çdo projekt tё paraqitur, rezultatet e votimit, shpjegimi i votёs kundёr, kur kёrkohet nga anёtari, data e caktuar pёr mbledhjen e ardhshme dhe çёshtjet e rёna dakord paraprakisht.
d) Kur anёtari, pёr shkaqe qё nuk varen nga ai nuk mund tё marrё pjesё nё mbledhjen e kёshillit, lajmёron kryetarin ose zёvendёskryetarin. Pёrjashtim bёjnё vetёm anёtarёt e agjencive statistikore, qё njoftojnё, me shkrim, INSTAT-in. Ky njoftim ruhet dhe administrohet nё dosje.".
Ky vendim hyn nё fuqi pas botimit nё "Fletoren zyrtare".
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
* * *
V E N D I M
PËR
NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.67, DATË 22.1.2004, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, " PËR MIRATIMIN E UNIFORMËS DHE TË SHENJAVE DALLUESE TË GARDËS SË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË"
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 18, të ligjit nr.8869, datë 22.5.2002, "Për Gardën e Republikës së Shqipërisë", të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Në vendimin nr.67, datë 22.1.2004, të Këshillit të Ministrave, pas pikës 1 shtohet pika 1/1, me këtë përmbajtje :
"1/1. Ministri i Brendshëm miraton:
a) Rregulloren e uniformës së punonjësit të Gardës;
b) Normat e materialeve të veshmbathjes, që janë në inventar të njësive, nënnjësive dhe grupeve;
c) Normat e furnizimit me veshmbathje të gardistëve, nënoficerëve dhe oficerëve të Gardës;
ç) Normat e furnizimit me veshje civile të punonjësve të Gardës ose të konvertimit të tyre në vlerë në lekë;
d) Normat e materialeve të konsumit dhe të mirëmbajtjes;
dh) Normat e pajisjeve për qentë;
e) Normat e veshmbathjes së posaçme dhe të rrobave të punës për profesionet e ndryshme falas;
ë) Zëvendësimet e materialeve të veshmbathjes brenda vlerës së normës".
2. Emërtimi "Ministri i Rendit Publik" zëvendësohet me "Ministri i Brendshëm".
3. Vendimi nr.503, datë 8.11.1999, i Këshillit të Ministrave, "Për miratimin e normës 3/1 të veshmbathjes për ushtarët e shërbimit të detyrueshëm të Gardës së Republikës së Shqipërisë", shfuqizohet.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në "Fletoren zyrtare".
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
* * *
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN, NЁ PARIM, TЁ MARRЁVESHJES SË HUASË, NDЁRMJET REPUBLIKЁS SЁ SHQIPЁRISЁ DHE BANKËS NDËRKOMBËTARE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM (IBRD), PËR FINANCIMIN E ADMINISTRIMIT TË TOKËS DHE TË PROJEKTIT TË MENAXHIMIT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, « Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare », me propozimin e ministrit tё Drejtёsisё, tё ministrit të Financave, të ministrit tё Punёve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit dhe tё ministrit tё Brendshёm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
Miratimin, nё parim, tё marrёveshjes së huasë, ndёrmjet Republikёs sё Shqipёrisё dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (IBRD), për financimin e administrimit të tokës dhe të projektit tё menaxhimit, me njё hua 15,2 milionё euro.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
* * *
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN, NЁ PARIM, TЁ MARRЁVESHJES SË FINANCIMIT, NDЁRMJET REPUBLIKЁS SЁ SHQIPЁRISЁ DHE SHOQATËS NDËRKOMBËTARE PËR ZHVILLIM (IDA), PËR ADMINISTRIMIN E TOKËS DHE PËR PROJEKTIN E MENAXHIMIT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, « Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare », me propozimin e ministrit tё Drejtёsisё, tё ministrit të Financave, të ministrit tё Punёve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit dhe tё ministrit tё Brendshёm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
Miratimin, nё parim, tё marrёveshjes së financimit, ndёrmjet Republikёs sё Shqipёrisё dhe Shoqatës Ndërkombëtare për Zhvillim (IDA), për administrimin e tokёs dhe pёr projektin e menaxhimit, me njё kredi 10 milionё SDR.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
* * *
V E N D I M
PËR
KALIMIN NЁ PЁRGJEGJЁSI ADMINISTRIMI MINISTRISЁ SЁ PUNЁVE PUBLIKE, TRANSPORTIT DHE TELEKOMUNIKACIONIT TЁ SIPЁRFAQES SЁ TRUALLIT NЁ KTHESЁN E KAMZЁS, TIRANЁ
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 10 e 13, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, "Për pronat e paluajtshme të shtetit", me propozimin e ministrit të Punёve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Sipёrfaqja e truallit nё kthesёn e Kamzёs, Tiranё, prej 85 000 m2, nё parcelёn nr.68, nё zonёn kadastrale 2679, nё fshatin Mёzes, e regjistruar nё volum 4, faqe 161, me pronar shtet, tё kalojё nё pёrgjegjёsi administrimi tё Ministrisё sё Punёve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit.
2. Ngarkohet Ministria e Punёve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit pёr administrimin e kёtij trualli dhe pёr mbarёvajtjen e marrёveshjes me shoqёrinё malajziane "PSC", pёr projektin e strehimit.
3. Ngarkohen ministri i Punёve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, ministri i Brendshёm dhe kryeregjistruesi i Pasurive tё Paluajtshme tё Republikёs sё Shqipёrisё pёr zbatimin e kёtij vendimi.
Ky vendim hyn nё fuqi pas botimit nё "Fletoren zyrtare".
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
* * *
V E N D I M
PËR
NXITJEN E ZHVILLIMIT TË VRESHTARISË, PEMËTARISË DHE ULLIRIT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 9, të ligjit nr.9645, datë 27.11.2006, "Për buxhetin e shtetit, të vitit 2007", me propozimin e ministrit të Financave dhe të ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Fondet buxhetore, të miratuara në buxhetin e Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, për vitin 2007, zëri "Transfertë në buxhetet familjare", të përdoren për nxitjen e zhvillimit të vreshtarisë, pemëtarisë dhe ullirit, si më poshtë vijon:
• Për fermerë individualë, që ngrenë vreshta ose pemëtore të reja, me sipërfaqe jo më pak se 3 dynym;
• Për fermerë individualë, që ngrenë ullishte të reja, me sipërfaqe jo më pak se 2 dynym.
2. Masa e përfitimit të jetë, si më poshtë vijon:
• Për ngritje vreshti 500 000 lekë/ha;
• Për ngritje pemëtoreje 350 000 lekë/ha;
• Për ngritje ullishteje 350 000 lekë/ha.
3. Kriteret dhe procedurat e dhënies së mbështetjes përcaktohen me udhëzim të veçantë të ministrit të Financave dhe të ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit.
4. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në "Fletoren zyrtare".
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA