E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveri-FMN kontradikta per rritjen ekonomike

TIRAN- Niveli i rritjes ekonomike te vendit duket se do te behet edhe kete vit shkak per diskutime midis qeverise dhe Fondit Monetar Nderkombetar. Kjo e fundit sapo ka publikuar raportin vjetor ne lidhje me zhvillimet ne ekonomite boterore ku nder te tjera ben pjese edhe parashikimi ne lidhje me rritjen ekonomike te vendit.

Sipas FMN-se Shqiperia pritet te kete nje rritje ekonomike maksimumi 3.4 per qind pergjate ketij viti ne nje kohe kur qeveria ka parashikuar nje rritje rreth 5.5 per qind. Kjo eshte nje diference e ndjeshme midis te dyja ketyre parashikimeve por do te jete fundi i vitit ai qe do te vertetoje apo pergenjeshtroje secilin prej tyre.

Por perkunder parashikimit te FMN-se i cili nuk ka ndikim te drejte per drejte ne ekonomine e vendit ajo qe perben problem per Shqiperine eshte mosarritja e nje rritje ekonomike prej 5.5 per qind te parashikuar nga qeveria. Kjo pasi ekzekutivi i ka parashikuar te ardhurat bazuar mbi kete rritje rrjedhimisht bazuar tek ajo ka parashikuar edhe shpenzimet.

Nese rritja eshte me e vogel keshtu edhe te ardhurat ne buxhet qeveria ose duhet te shkurtoje shpenzimet sic beri edhe pergjate vitit te shkuar ose duhet te marre borxh per plotesimin e deficitit buxhetor.

Gjithsesi rritja ekonomike e vendit e parashikuar nga FMN per vitin 2011 eshte me e madhja ne raport me vendet e rajonit duke perjashtuar Kosoven e cila pritet te kete nje rritje rreth 5.5 per qind. Referuar raportit Bosnje Hercegovina parashikohet te kete nje rritje ekonomike rreth 2.2 per qind Bullgaria 3 per qind Kroacia 1.3 per qind etj.


Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›