Paraguaji refuzon marrëveshjen ushtarake me SHBA-në
Paraguaji ka kundërshtuar të firmosi një marrëveshje bashkëpunimi ushtarak me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky akt i qeverisë paraguajane ka thelluar përçarjen e SHBA-së me qeveritë e Amerikës Latine.
Presidenti socialist i Paraguajit Fernando Lugo tha se qeveria e tij vendosi për të ndalur një seri manovrash ushtarake të ushtrisë së SHBA-së në vendin e tij.
Sipas zyrtarëve dhe autoriteve amerikane, ky program ushtarak kishte për qëllim të ofrojë shërbime mjekësore dhe dentare për komunitetet e varfër, si edhe të ndihmojë ushtrinë e Paraguajit.
Një program i ngjashëm i cili u zbatua gjatë administratës së mëparshme në Paraguaj u përball me kritika të ashpra në Amerikën Latine, pasi sipas kritikëve SHBA kishte ndërtuar një bazë të mirëfilltë ushtarake.
Ky vendim i presidentit paraguajan erdhi pas vendimit të Kolumbisë për të ndërtuar në territorin e vet 7 baza ushtarake. Por shumë vende latine e kritikuan këtë vendim të autoriteve koluimbiane dhe e quajtën ndërtimin e bazave ushtarake një tentativë pushtimi nga SHBA.
Ambasadorja e SHBA në kryeqytetin Asuncion, Liliana Ayalde, u shpreh në një radio lokale se SHBA i vinte keq për mosarritjen e marrëveshjes, por respektonte vendimin e Paraguait.