Paraja nga Robert Bresson
Kjo dramë krimi, nga veprat më të vona, 1983, të një mjeshtri të kinemasë botërore, Robert Bresson, shfaqet sonte, ora 19:00 në kinemanë e Akademisë Marubi.
Paraja, 81 min., tregon se si paraja mund të tërheq në rrjetat e saj e të shndërrojë edhe shpirtrat më të pafajshëm.
Interpretojnë Christian Patey, Sylvie Van Den Elsen, Caroline Lang, Vincent Risterucci. Filmi është vlerësuar atë vit në Festivalin e Kanës me Grand Prix du Cinéma de Création.