E Diel, 1 Nëntor 2026

Nisin kerkimet Gjashte miliarde dollare nafte ne kufijte tokesore te Shqiperise

Greqia nis kerkimin per nafte. 50-80 milione fuci nafte priten te jene ne nentoken e zones se Janines pergjate gjithe kufirit shqiptar

Greqia ka dhene dje miratimin paraprak per kerkimin e naftes ne tri zona ku sipas studimeve paraprake mendohet se mund te kete rezerva te medha te arit te zi. Lajmi i cili konfirmohet nga Ministria e Mjedisit ne vendin fqinj perfshin nder te tjera te gjithe kufirin tokesor mes Shqiperise dhe Greqise e cili pritet te sjelle 50 deri ne 80 milione fuci nafte cka sipas cmimit aktual do te thote rreth 6 miliarde dollare perfitim. Nese nafta vertetohet se eshte nen territorin grek atehere kjo do te hapte edhe idene se nen truallin shqiptar ne kufirin me Greqine ka rezerva te medha te arit te zi.

Sipas te perjavshmes se Athines Proto Thema Tema e Pare pervec territorit te Epirit behet fjale edhe per zonen detare perreth Patres dhe ne Katakolo. E perjavshmja ka publikuar edhe hartat ku do te nise kerkimi ku pervijohet i gjithe kufiri shqiptaro-grek nga Saranda deri ne Kolonje.

Sipas relacionit perkates te Ministrise se Mjedisit Energjise dhe Ndryshimeve Klimaterike te Greqise gjate periudhes ne vijim synojme qe te mbledhim te gjithe informacionin nga studime gjeologjike gjeofizike dhe te tjera qe ekzistojne ne institute akademike qendra studimore dhe autoritete te tjera greke ose te huaja ne menyre qe dosjet te jene te plota.

Edhe ne kete rast gjetja e rezervave te naftes ne zonat kufitare me Shqiperine sjell probabilitet te larte qe rezerva te tilla te pasura te kete edhe ne pjesen shqiptare te kufirit. Ne te njejten kohe sipas medieve te vendit fqinj do te nise kerkimi edhe ne disa zona te tjera bregdetare kryesisht ne kufirin mes Greqise dhe Turqise si edhe ne detin Mesdhe poshte ishullit te Kretes.

Zonat kufitare me Shqiperine perputhen me ato zona te publikuara ne muajin mars te ketij viti nga Ministria e Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes. Perpara dy ditesh Ministria e Ekonomise ka publikuar zonat ne gjithe Shqiperine se ku mund te gjendet nafte. Ministria e Ekonomise duke bere publikimin ftoi investitoret e huaj te sjellin kapitalin e tyre dhe ta investojne per nxjerrjen e naftes.

Vendi yne eshte shume i pasur me nafte dhe gaz. Shume zona ku gjenden keto produkte nentokesore ende nuk jane ne shfrytezim. Disa prej tyre prej kohesh jane marre me koncesion nga kompani te huaja dhe po bejne kerkime per nafte. Por mundesite qe ofron vendi jane te pashtershme. Studimi i bere eshte bazuar ne te dhenat gjeologo-gjeofizike ekzistuese.

Gjurme ka ne zonen e Krujes Gjirokastres Durresit Shkodres Berat etj. Jane 8 blloqe ku eshte bere studimi. Keshtu bazuar ne te dhenat gjeologo-gjeofizike ekzistuese jane identifikuar disa struktura te ceketa si Perhati Libohova Tomori Konica ne bllokun 4 te studimit. Burime jane gjetur edhe ne zonen e Kanines ku vecohet Kanina Jugore Vurgu dhe Ramica. Po keshtu zona Korce-Plase-Devoll zona Pogradec Korce Devoll dhe Erseke zona prane malit te Korabit. Ne keto studim eshte perfshire edhe zona e Dumrese.

Sipas vendimit te qeverise greke ne periferine e Epirit pra ne kufirin shqiptaro-grek do te kerkohet nje studim me kosto te larte ne thellesi kater kilometrash per te gjetur te dhena gjeologjike qe do te mund te vertetojne ekzistencen e naftes. Edhe ne vitin 2002 ne kete zone kishin nisur punimet nga Enterprise Oil por per arsye teknike ato ishin anuluar.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›