Paralajmërimi i Arvizut: Lufta për KLD-në ishte vetëm fillimi
Elbasan- Ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu ka shprehur tone të forta kritike ndaj klasës politike shqiptare pas seancës së djeshme në Kuvend për votimin e anëtarit të ri të KLD-së.
Pas një takimi në Elbasan me familjet që strehojnë vullnetarët e Korpusit të paqes, ai tha se ky është vetëm fillimi i një lufte politike, duke paralajmëruar një vit të vështirë përplasjes mes dy palëve kryesore politike në vend. Ai u shpreh se të dyja partitë kanë treguar se kur duan i realizojnë marrëveshjet dhe sipas tij ka një shkallë besimin gjithnjë në renie tek politika, gjë që ka bërë që Shqipëria të mbetet jashtë dyerve të Europës.
Mendova se mënyra se si u mbulua pozicioni vaçantë i zonjës Seseri ishte më i mirë nga mënyra se si u mbulua pozicioni i mbetur bosh në Këshillin e Lartë e Drejtësisë. Mbrëmë kam shkëmbyer opinionin me një person që e respektoj shumë dhe në fakt i sygjerova dhe i thashë që është vetëm fillimi, dhe përgjigjia që mora ishte zoti ambasador keni të drejtë ky është vetm fillimi. Ajo që dua të them është se ka një boshllëk besimi mes dy palëve. Dhe ky boshllëk besimi është përgjegjës për krizën politike që po zhvillohet dhe ka kontribuar në fakt në mënyrë direkte në paftësinë e Shqipërisë për satatusin e BE- së. Megjithatë ne kemi parë që kur dy palët dëshirojnë, ato janë të afta të krijojnë marrëveshje. Në fakt ne duhet të ruajmë shpresën që të arsyetuarit dhe sensi mund të ruhet por duhet të jemi realist që palët nuk e besojnë njera- tjetrën,- deklaroi ai.
Më tej përfaqësuesi diplomatik i SHBA- së u shpreh se mbështetja për të rritur besimin mes palëve do të vazhdojë, por nëse nuk zbatohen këshillat e ODIR- it dhe Komisionit të Venecias rruga drejt BE- së do të jetë e vështirë dhe kjo rëndon mbi kurrizin e popullit.
