E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet serbe, Thaçi: Mundësi qytetarëve me 2 shtetësi të votojnë

PRISHTINE - Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, deklaroi se ka marrë mbështetje nga zyrtarët më të lartë të SHBA-së për përfundimin e pavarësisë së mbikëqyrur të Kosovës dhe ruajtjen e sovranitetit të vendit.

Gjatë mbledhjes së qeverisë së Kosovës, kryeministri Thaçi ka përsëritur se “Serbia nuk do të mund të organizojë zgjedhje në Kosovë, por do t’u mundësojmë qytetarëve me dy shtetësi të votojnë”.

Në lidhje me gjendjen në veri, Thaçi ka kërkuar që mos të politizohet vrasja e Selver Haradinaj, por të pritet përfundimi i hetimeve. Qeveria akordoi sot 9 mijë e 500 euro për familjen Haradinaj.

(er.nu/news24/BalkanWeb) Lidhje te tjera Preshevë, Mustafa-shqiptarëve: Bojkotoni zgjedhjet serbe

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›