E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paralelizëm në Gjakovë

Dega e LDK’së në Gjakovë po vazhdon të konfrontohet me Kryesinë Qendrore. Ata nuk e njohin fillimin e procesit zgjedhor nga një grup teknik i krijuar nga Kryesia në Prishtinë. Konsiderojnë se ky është tentim për krijimin e strukturave paralele partiake në Gjakovë. Mirëpo, Ismet Beqiri përsërit se vendimi i Kryesisë do të zbatohet, pavarësisht kundërshtimeve. Nga Faton Ismajli më 16 maj 2011 në ora 08:18

Kryesia aktuale e LDK’së në Degën e Gjakovës nuk e ka ndërmend të respektojë vendimin e Isa Mustafës , Kryesisë dhe Këshillit të Përgjithshëm për përsëritjen e zgjedhjeve të brendshme partiake.

Edhe të dielën, udhëheqja e LDK’së në Gjakovë ka mbajtur një mbledhje ku është përsëritur se kërkesa e Qendrës për të mbajtur zgjedhje të reja është në kundërshtim me statutin e partisë.

Por, në Kryesinë e LDK’së në Prishtinë thonë se janë të vendosur për të çuar deri në fund vendimet e organeve ekzekutive të Partisë.

Insistimin që vjen nga Qendra për respektimin e vendimit për përsëritjen e zgjedhjeve, nga Kryesia e Degës së LDK’së në Gjakovë po shihet si tentim për të krijuar struktura paralele.

“Kryesia informon elektoratin e devotshëm të LDK’së se disa individë në mënyrë jashtëstatutare dhe në kundërshtim me vizionin demokratik të LDK’së po tentojnë të krijojnë struktura paralele, me përpjekjet e tyre për të mbajtur takime të formatit formal dhe të kafeneve. Dega e Gjakovës fton Kryesinë nga Prishtina që të reflektojë për gjendjen e krijuar, me qëllim të parandalimit të strukturave paralele”, thuhet në komunikatën e LDK’së së Gjakovës.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›