E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ia nisën n’veri

Policia nisi zbatimin e planit për Veriun e Kosovës. Të gjithë drejtuesve të stacioneve policore në komunat veriore të vendit u janë ndërruar pozitat. Ndryshime përfshijnë edhe pikat kufitare 1 dhe 31. Pjesa tjetër e planit ka të bëjë me shtim patrullash dhe kontrolle në Jug e Veri. Gjithçka bëhet në bashkëpunim me EULEX’in. Nga Nexhmije Ahmeti më 16 maj 2011 në ora 08:14

Janë hedhur hapat e parë. Institucionet e sigurisë në vend duket se vërtet e kanë marrë seriozisht çështjen e veriut të Kosovës. Plani për Veriun, i paralajmëruar se do të fillojë nga e enjtja, po ia nis përnjëmend.

Zbatimi i planit ka filluar me ndërrimin e komandantëve të të gjitha stacioneve të policisë që gjenden në veri të vendit. Që nga e hëna (sot), ata do të fillojnë punën, por jo ku kanë qenë deri të premten. Këto ndryshime në hierarkinë e policisë në Veri, i konfirmon për Express vetë kreu i Policisë.

Reshat Maliqi, drejtor i përgjithshëm i Policisë, tha të dielën se ndërrimet tashmë janë bërë në stacionet policore në Zveçan, Zubin Potok e Leposaviq, duke përfshirë edhe pikat kufitare 1 dhe 31, që ndajnë Kosovën me Serbinë. “Asnjë prej tyre nuk është larguar prej punës, por u janë ndërruar vendet. Që nga nesër do të fillojnë me detyrat e reja”, tha Maliqi për Express.

Ishte vetë Maliqi ai, i cili javën që shkoi paralajmëroi se shumë shpejt pritet që të ndërmerren masa shumë më serioze për rikthimin e rendit dhe ligjit në veri të vendit. Ai kishte thënë se pas të enjtes, pritet “të ketë diçka” lidhur me veprimet në këtë zonë të vendit.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express....

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›