E Diel, 1 Nëntor 2026

GNK per situaten ne veri te Kosoves

Situata ne veri te Kosoves eshte tejet e tensionuar. Edhe pse thuhet se pervec perdorimit te gazit lotsjelles tani per tani nuk ka pasur nevoje per perdorim te forces ne Grupin Nderkombetar te Krizave ICG paralajmerohet se situata mund te eskaloje ne cdo moment Ka filluar beteja e nervave dhe gares se durimit. KFOR-i mund te heqe barrikadat ndersa serbet lokale te ndertojne te reja ... Gjeja me e rendesishme eshte qe kjo lufte te mbetet e qete te shmangen pershkallezimet tragjike deri tek te cilat mund te vije shume lehte thote per Deutsche Wellen drejtori i programit per Ballkanin ne Grupin Nderkombetar te Krizave Marko Prelec.

Ne GNK theksojne se do te ishte me mire qe kjo situate te zgjidhet me marreveshje dhe jo vetem ceshtja e kufirit dhe barrikadave por edhe ceshtja e qeverisjes ne veri te Kosoves dhe raportet e veriut te Kosoves me Prishtinen nga njera ane dhe raportet e Prishtines me Beogradin ne anen tjeter.

Tensionet ne veri shkaktojne tensione edhe ne jug te Kosoves

Lajmi per incidentin ne Peje ku nje shqiptar pas nje zenke vrau nje dhe plagosi dy serbe te tjere ne Grupin Nderkombetar te Krizave vleresohet si tragjik Kur tensioni rritet ne mes te serbeve dhe te bashkesise nderkombetare ndersa Kosova e veren se bashkesia nderkombetare qendron ne mbrojtje te integritetit territorial te Kosoves dhe serbet e kundershtojne ate atehere rriten tensionet edhe ne enklavat ne jug. Ka shume pika ne te cilat mund te vije deri tek gjakderdhja thote Prelec.

Prelec shton se ata qe kane zgjedhur kete taktike edhe nga njera edhe nga ana tjeter kane pergjegjesi te madhe qe te mos vije deri tek eskalimi i gjendjes.

Thirrje per permbajtje nga dhuna

Bashkimi Evropian ka mbeshtetur veprimet e KFOR-it te mbeshtetura edhe nga EULEX-i per vendosjen e lirise se qarkullimit ne veri te Kosoves dhe i beri thirrje te gjitha paleve te qendrojne te qeta dhe te shmangin dhunen.

Bildunterschrift Qindra serbe protestojne ne Gracanice

Ndersa Brukseli thote se qellimi i operacionit te kryer nga KFOR-i me mbeshtetjen e EULEX-it eshte permiresimi i sundimit te ligjit duke theksuar se liria e levizjes eshte nje nga parimet themelore te Bashkimit Evropian ne GNK per Deutsche Wellen thone se nga Brukseli presin qe per zgjidhjen e problemeve te mos perdore strategjine e dhunes e cila mund te kete pasoja te keqija.

Njekohesisht nga Beogradi pritet qe te thote qarte se cfare politike perfaqeson kur eshte ne pyetje veriu i Kosoves. Sa i perket dialogut midis Beogradit dhe Prishtines ne GNK pritet qe ai te vazhdoje ne nentor me mundesisht marreveshje te reja te cilat sipas mendimit te Mark Prelec nuk do te kene ndikim te madh ne gjendjen ne terren. Keshtu Prelec propozon rifillimin e dialogut ne te cilin pervec perfaqesuesve te Beogradit dhe te Prishtines do te merrnin pjese edhe perfaqesuesit e veriut te Kosoves dhe ne kuader te te cilit do te kerkoheshin pergjigje te cilat do te rregullonin jeten e metejshme te njerezve ne ate rajon.

Autor Marina Maksimovic / Esat Ahmeti

Redaktoi Angjelina Verbica

Angelina Verbica

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›