Parandalimi i semundjeve onkologjike
“Trajtojmë çështjet e parandalimit, metodat diagnostikuese, aparatura të sofistikuara dhe analiza të ndryshme që bëjmë në mënyrë që sëmundjet si kanceri i gjirit, i qafës së mitrës e të tjera, më parë të parandalohen dhe më pas të shërohen që t’i japim familjes një nën të shëndetshme dhe një fëmijë të shëndetshëm”, është shprehur Leonidas Papadopulos, obsteter-gjinekolog.
Në spitalin Hygeia ekzistojnë të gjitha aparaturat e teknologjisë së fundit për diagnostikimin në kohë të këtyre sëmundjeve të cilat nëse neglizhohen rrezikojnë jetën e gruas.
Ndërsa koordiantori i klinikës gjinekologjike të spitalit Hygia në Tiranë kirurgu obsteter gjinekolog Z.Vasil Angjeli theksoi se kontrolli i saktë prenatal dhe gjatë lindjes diagnostikimi i hershëm, aparaturat e fundit dhe teknikat moderne të trajtimit invaziv dhe kirurgjikal që aplikohen tek spitali grek krijojnë standarte të reja në shërbimet shëndetësore në Shqipëri për shëndetin e gruas dhe të bebes.