Përse kaq e mërzitur Princesha e re e Monakos? (FOTO)
Për këtë martesë po flet e gjithë bota sot. Princi i Monakos, Alberti, dhe Sharlen kanë lidhur kurorë në kishë pasi më parë kishin bërë një ceremoni civile.
Ajo tha me zë të ulët Oui (Po), por nuk e fshihte dot mërzinë në sytë e saj. A mund ta bëjë të lumtur Alberti këtë femër kaq të bukur?
Përpara martesës u fol për një krizës. Sharlen kishte tentuar të arratisej, për të lënë në mes martesën. Një zëdhënës i principatës tha se gjithçka ishte një shpifje, por mediat thonë se mes tyre gjërat nuk shkojnë mirë. Jeta private e Albertit dhe lidhjet e tij janë shkak i kësaj mërzie. Më së paku është stresi i martesës, thotë një zyrtar. Ndoshta. Fotot flasin ndryshe.



