E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenca polake e BE-së, Topi pret ambasadorin Sequi

Presidenti Bamir Topi do të mbajë një takim ditën e hënë me ambasadorin e BE-së në Tiranë Ettore Sequi. E pranishme në këtë takim do të jetë dhe Ambasadorja polake në Tiranë Irena Tatarzinska. Ky takim vjen në kohën kur Polonia merr presidencën e radhës të Bashkimit Europian.

Presidenca polake e Bashkimit Evropian ka publikuar axhendën e punës gjashtë mujore që nis prej 1 korrikut deri në fund të dhjetorit.

Njëkohësisht në datat 3 dhe 4 tetor është programuar një forum ministerial mes Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit. Në 1 dhjetor parashikohet mbledhja e Këshillit të Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian ku edhe do të diskutohet për vendimmarrje konkrete.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›