Parandaloni diabetin me kafe
Nëse e pëlqeni kafen, atëherë mundësitë për tu prekur nga diabeti i tipit 2 janë shumë të vogla. Këtë përfundim ka arritur një studim i Universitetit të Shkencës dhe Teknologjisë në Kinë. Sipas tij, çdo filxhan kafe i konsumuar e redukton me 7 për qind mundësinë e prekjes nga sëmundja që po përparon çdo ditë.
Studiuesit kinezë kanë arritur të kuptojnë lidhjen mes konsumit të përditshëm te kafes dhe reduktimit të mundësisë së prekjes nga sëmundja kronike e diabetit.
Studimi është bazuar në vëzhgimin e substancës së emërtuar amiloid islet polipeptid, nivelet e të cilës lidhen me mosfunksionimin e pankreasit, gjë që mund të korrigjohet nga kafeina.
Efektet pozitive të kafes në sëmundjen e diabetit kanë dalë në dritë edhe nga një tjetër studim amerikan, i cili kishte analizuar glikoproteinën plazmatike SHBG, e lidhur ngushtë me aktivitetin biologjik të hormonve seksuale. Në këtë mënyrë, parandalimi i diabetit mund të kalojë përmes një prej pijeve më të dashura për njerëzit në mbarë botën. Por kujdes, mos e teproni! Më shumë se dy filxhanë në ditë mund të japin efekte anësore. / Gazmira Ndoja