E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paraplegjikët në grevë, nxjerrin jashtë 3 ministrat

Paraplegjiket të ngujuar në ditën e pestë të grevës së urisë, kanë refuzuar sot vizitën e tre ministrave të qeverisë, asaj të shëndetësisë Anila Godo, të integrimit Majlinda Bregu, e atij të punës, Anastas Duro. 

TIRANE- Ka qenë e pazakontë situata e krijuar sot në ambientet ku po zhvillohet greva e tetra dhe paraplegjikëve në Laprakë të Tiranës. Tre ministrat ajo e Shëndetësisë Anila Godo, ministri i Punës Anastas Duro dhe ministria e Integrimit Majlinda Bregu janë përballur me një pritje tip proteste nga të ngujuarit e grevës së urisë, e cila sot hryri në ditën e saj të pestë.
Grevistët, shprehen se ndjehen të mashtruar nga qeveria. Ata janë munduar të nxjerrin jashtë dhomës, ku qëndrojnë prej 5 ditësh, ministrat duke hedhur parrullat (Qeveri mashtruesish). E gjithë kjo situatë ka vazhduar për pak kohë dhe më pas të ngujuarit në grevë kanë pranuar të bashkëbisedojnë me tre ministrat duke shprehur revoltën e tyre ndaj heshtjes së qeverisë kundrejt kërkesave të tyre .
Ata e kanë cilësuar harresën e qeverisë ndaj kërkesave të tyre, si të pafalshme.
Prej vitesh para dhe tetraplegjikët nuk kanë reshtur me kërkesat e tyre ndaj qeverisë për plotësimin e disa kushteve më minimale për jetesë.
Kjo shtresë nga më të denigruarat nga vëmendja e qeverisë, kërkon një rritje të pensionit mujorë, rritjen e kompensimit financiar për të drejtën e kujdestarisë, një sasi të caktuar karburant në muaj, e të tjera.
(a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›