Lezhë, kartat e identitetit, procesi po vonohet
Edhe pse ka nisur procesi i aplikimit për pajisjen me karta identiteti në Lezhë, ky proces duket se po vonohet, pasi po kryhet vetëm në 7 njësi, si dhe shikohet një numër i ulët i pjesëmarrësve për të aplikuar.
LEZHE- Procesi i aplikimeve për letërnjoftimet elektronikë në Lezhë, po kryhet vetëm në 7 njësi vendore nga 14 të tilla në të gjithë qarkun. Ndërkohë numri i personave që nuk kanë një tjetër mjet të vlefshëm identifikimi për të marrë pjesë në zgjedhjet e 28 qershorit shkon në 38 mijë në të gjithë qarkun. Vetëm një përqindje e vogël e tyre ka aplikuar deri tani
Të moshuarit kanë zgjedhur të aplikojnë pavarësisht çmimit të kartës jo dhe aq i favorshëm për këtë kategori. Ndërsa në zyrat e aplikimit vërehet qartë mungesa e grupmoshave të tjera. (a.r/news24/balkanweb)