E Shtunë, 31 Tetor 2026

Familja Gonaj, Ekspertët: U helmuan nga gazi

Helmim nga gazi karbonik, ky është përfundimi që kanë nxjerrë ekspertët italianë pas autopsisë së trupave të familjes Gonaj, të cilët gjetën vdekjen pas shpërthimit të gazit në shtëpinë në të cilën jetonin në Itali. 

ITALI- Tre emigrantët shqiptarë të familjës Gonaj që humbën jetën ditën e djelë në Itali, kanë vdekur si pasojë e helmimit nga gazi karbonik. Ekspertët italianë kanë bërë të ditur rezultatet e autopsisë sipas të cilës, tre anëtarët e familjes Gonaj, Anxhelina Gonaj se bashku me dy fëmijet e saj, kanë vdekur si pasojë e helmimit.
Shpërthimi i ditës së dielë në provincen e Firences tronditi opinionin publik italian dhe shqiptar, ndërkohë që një cigare e ndezur nga pronari i apartamentit ku familja gonaj jetonte me qera, dyshohet të jetë shkaku i shpërthimit të fortë. Ndërkohë trupat e pajetë të familjes Gonaj mbërritën mbrëmë në aeroportin e Rinasit. Angjelina Gonaj, dhe fëmijët e saj, Dorina e Doriani (përkatësisht 14 dhe 13 vjec) ndërruan jetë të djelën që shkoi. (e.n/News24/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›