Paraplegjiket, te henen ne greve urie

Nje grup paraplegjikesh dhe tetraplegjikesh futen te henen ne greve urie ne shenje proteste te mos realizimit te kater kerkesave te tyre jetike.
Pasi kane protestuar disa here e jane takuar edhe me perfaqesues te institucioneve qe vendosin per realizimin e kerkesave te tyre tashme kane vendosur te sakrifikohen ne greve urie.
"Duam qe pagesa per pajisjet hidro-sanitare te behen 30 mije leke, karburanti te jete 80 litra ne muaj, si dhe te njihet siguracioni i personit shoqerues", tha Mybere Prizreni, kryetare e Shoqates se Personave me Aftesi te Kufizuar.
Me pare paraplegjiket dhe tetraplegjiket jane takuar edhe me kryeministin Genc Pollo, i cili i ka vleresuar te domosdoshme dhe plotesisht te realizueshme kerkesat e tyre. Ne vendin tone numerohen 4500 paraplegjike dhe tetraplegjike te cilet kerkojne mbeshtetje nga institucionet e vendit.