E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi: Dëmshpërblim moral për viktimat e Amb. Sovjetike

Presidenti Topi priti sot familjarët e 22 viktimave të pushkatuar pa gjyq në 1951 të akuzuar nga regjimi komunist si autorë për shpërthimin në Ambasadën Ruse. Topi, kërkoi që rikuperimi i kësaj shtrese të bëhet me dëmshpërblim moral, 

TIRANE- Plot 58 vjet pas ngjarjes më të pashembullt në historinë shqiptare, atë të pushkatimeve të 21 shtetasve nga regjimi komunist për shkak të vendosjes së bombës në Ambasadën Sovjetike, presidenti i Republikës Bamir Topi, ka pritur familjarët e viktimave të kësaj masakre.
Duke e vlerësuar si ngjarjen më tronditëse të të gjithë opinionit publik shqiptarë, por edhe atë ndërkombëtarë, si dhe një akt servilizmi ndaj ish Bashkimit Sovjetik, kreu i shtetit kërkoi nga politika të bëj gjithçka në funksion të rikuperimit si me anë të ligjeve apo edhe me anë të dëmshpërblimit moral.
Amit Kasaruo, shkrimtarë dhe përkthyes i njohur, djali i njërit prej të pushkatuarve Qemalit, në emër të gjithë familjarëve vlerësoi aktin e Presidentit Topi, duke uruat që me kalimin e kohës të vlerësohen më shumë ata që kanë vdekur për këtë ditë.
Por historia e dhimbshme e ekzekutimit të 22 intelektualëve të arrestuar brenda natës, ku ndodhi incidenti i bombës në Ambasadën Sovjetike më 19 shkurt të vitit 1951 ka qenë më e dhimbshme për Amit Kasaruo, djalin e njërit prej intelektualëve Qemal Kasaruos.
Ishte vetëm 19 vjeç, kur brenda qelisë së ftohtë halla e tij mundi ti tregonte në mënyrë të fshehtë se babai i ishte pushkatuar.
Vetë Amiku, ishte i dënuar me akuzën axhitacion dhe propagandë.
Duke u shprehur se ai vetë si njeri ndjehet i plotësuar Amiku le qartë të kuptohet se ideali për të cilën ata vuajtën dënimet, apo dhe dhimbjen për pushkatimin e të afërmeve të tyre duket ende larg realizimit.
22 intelektualët mes të cilëve edhe një femër, u ekzekutuan pa gjyq, me pretekstin e hedhjes së një dinamiti që nuk arriti të dëmtojë as muret e Ambasadës edhe pse defakto ato nuk kishin asnjë lloj lidhjeje me këtë incident. Ngjarja ndodhi pikërisht atëherë, kur etapa e dominimit Jugosllav në Shqipëri kishte përfunduar, duke treguar qartë se bashkë me gjakun e derdhur po niste periudha e dominimit rus. Akti terrorist i vendosjes së dinamitit në murin e ambasadës nuk solli asnjë dobi për ata që e realizuan, ndërsa Shqipëria u bë vendi më i mbyllur, më i varfër dhe më gjakatar në të gjithë vendet e lindjes duke ushqyer me gjak diktaturën më të egër komuniste. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›