Tiranë, grabitet pika “Exchange”, largohen autorët
Dy persona të armatosur kanë grabitur një pikë të këmbimit valutor, shumë pranë qendrës së Tiranës. Grabitësit, kanë qëlluar me armë në ajër, dhe kanë munduar të largohen me një shumë të konsiderueshme parash.
TIRANE- Një pikë e këmbimit valutor ka rënë pre e grabitësve në mes të ditës së sotme.
Ngjarja e rëndë ndodhi në një subjekt pranë sheshit Avni Rustemi ku sipas dëshmitarëve në vendgjarje dy grabitësit e armatosur kanë qëlluar me armë në ajër. Ata kanë ushtruar presion mbi punonjësit duke arritur të rrëmbejnë një shume parash, që sipas burimeve jozyrtare kap shifrën e 2.5 milion lekëve.
Forcat e policisë kanë mbëritur menjëherë në vendngjarje, por dy grabitësit ishin larguar duke marrë me vete dhe shumën e të hollave. Mësohet se gjatë grabitjes brenda pikës së këmbimit valutor, ka patur dy punonjës të cilët fatmirësisht nuk janë lënduar. Policia është vënë menjëherë në ndjekje të grabitësve.
(e.n/News24/Balkanweb)