Paraprakisht albumi i kengetares Aurela Gace

Këngëtarja Aurela Gaçe ka promovuar albumin e saj të 6- të me titull “Paraprakisht” të cilin do e shoqëroj edhe me një koncert live mbrëmjen e së premtës. Lidhur me titullin ajo thotë se nuk është i rastësishëm. Por është thikë me dy presa në lidhje me pranimin dhe paragjykimin e publikut.
Albumi është fryt i një pune dy vjeçare dhe ku ka bashkëpunuar me disa kompozitor si Adrian Hilën ku i rikthehet bashkëpunimit pas 11 vitesh, Shpëtim Saraçin dhe Dr. Florin ku dominon në krijime, pasi sipas Gaçes ai ka arritur të kuptoj më se miri se çfarë ajo do.
Këngëtarja gjithnjë është e freskët dhe befasuese në krijimet që ajo sjell i tillë është edhe ky album ku ka përfshirë disa rryma muzikore.
Artistja gjithnjë na surprizon me pamjen dhe kurimin e imazhit të saj dhe kësaj ia ka besuar stilistit Joni Peçi këto vitet e fundit.
Albumi paraprakisht i cili për një javë do jetë në treg është i larmishëm dhe i përshtatshëm për çdo grupmoshë.