Kodi Zgjedhor Fyle pergezon forcat parlamentare per konsensusin
Miratimi i ligjit të ri elektoral është përshëndetur nga Komsionerin për Zgjerimin në BE, Stefan Fyle. Përmes një deklarate për shtyp Fyle ka përgëzuar palët për arritjen e një finalje të tillë, por nga ana tjetër kërkoi që ky konsensus të vijojë dhe për heqjen e imunitetit dhe ligjit për Gjykatën e Lartë.
"Ne përshëndesim aprovimin e amendamenteve të kodit elektoral pas marrëveshjes së arritur në komisionin parlamentar javën e shkuar. Të dyja forcat politike, mazhoranca dhe opozita duhet të përgëzohen për punën e bërë dhe për bashkëpunimin konstruktiv në këtë fushë”, ka vlerësuar Fyle.
Në gjykimin e komisionerit evropian, arritja e kësaj marrëveshjeje përbën një hap shumë domethënës në plotësimin e marrëveshjes politike për paketën e nëntorit dhe përmbushjen e një prej rekomandimeve kyçe të Komisionit Europian për opinionin mbi Shqipërinë.
“Por reforma elektorale nuk është vetëm një nga rekomandimet kyçe të Komisionit Europian për opinionin, por gjithashtu edhe për procesin zgjedhor të vitit të ardhshëm. Ne nxisim forcat politike, që të vazhdojnë punën në këtë frymë dialogu konstruktiv dhe bashkëpunimi, për pêrmbushjen e rekomandimeve të tjera kyçe të opinionit të Komisioni Europian në mênyrê që tê arrihet njê mase kritike rezultatesh nê shtator. Refoma për shtetin ligjor përbën një nga faktorët kyç për avancimin e vendit drejt integrimit europian. Në këtë kuadër, votimi për reformën e imuniteteve dhe atë të Gjykatës së Lartë sipas standarteve europiane do të jetë hapi i rëndësishëm në drejtimin e duhur”, ka theksuar Fyle, gjatë apelit drejtuar klasës politike.