Paraqiten në gjykatë dilerët e kokainës

Pesë të arrestuarit për kokainë në lagjen “Ulpianë” të Prishtinës, sapo janë dërguar në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ku do të vendoset për masën e metejme të paraburgimit.
Ata u paraqiten në gjykatë nën masa të rrepta sigurie dhe të njejtit do të pergjigjen për mbajtjen dhe posedimin e substances narkotike.
Të premten, Drejtoria për hetimin e trafikimit me narkotik ka arrestuar pesë të dyshuarit dhe ka konfiskuar 2 kg e 240 gr substancë narkotike të llojit “Kokainë”.
Me urdhër të Gjyqtarit të Procedurës paraprake është bërë edhe kontrollimi i objekteve të banimit të të dyshuarve, me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar një revolver ngjyrë e zezë dhe 50 fishekë dhe dy qese njëra e dyshuar si substancë narkotike “Kokainë” dhe tjetra “Marihuanë”.
Fillimisht, me urdhër të Prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa atyre sot u ka skaduar kjo masë dhe sipas burimeve te Indeksonline, të gjithë të dyshuarve pritet t'u caktohen nga 30 ditë paraburgim./ Valdrin Krasniqi / Indeksonline/