E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia e Kosovës kujdeset për vizitën e Vuçiqit

“Policia e Kosovës ka detyrat e rëndomta të ruajtjes së rendit publik. Janë përgjegjësi të rregullta. Njësitë policore do të përcjellin eskortën e tij. Ndërsa, sa i takon hyrjes së tij në Kosovë, çdo gjë është në rregull me autorizimet e lejuara nga Qeveria e Republikës së Kosovës”, ka konfirmuar Besim Hoti, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, njofton REL.

Zëdhënësi i Policisë, Besim Hoti, ka thënë se edhe pse disa nga serbët në veri të Kosovës nuk e mirëpresin vizitën e Vuçiqit, nuk ka ndonjë reagim nga ana e atyre personave.

“Jo, deri më tani nga informacionet që ne i kemi nga terreni, nuk ka ndonjë indikacion që do të mund të ndikonte në aspektin e sigurisë, përfshirë këtu edhe protesta të ndryshme, pra informacione të tilla ne nuk kemi”, ka shpjeguar Hoti

Hoti ka bërë të ditur se në vendbanimet me popullatë të etnive të ndryshme, patrullimet e policisë janë më të shpeshta./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›