Igli Tare mohon kalimin e Bogdanit te Lacio
Igli Tare duket se nuk eshte shume dakord me mberritjen te Lacio e sulmuesit te Kievos, Erjon Bogdanit, edhe pse ne dukje tratativat kishin si pikembeshtetje pikerisht drejtorin teknik te lacialeve. "Nuk eshte e vertete. Une e njoh ate shume mire dhe une deshiroj te nenvizoj se Lacio eshte duke vleresuar lojtaret e saj aktuale per rolet qe mund te duken te veshtira per t'u mbuluar", - citohet Tare nga faqja e njohur sportive goal.com. Pas vetem 50 ditesh, kur zyrtarisht beri te te ditur edhe varjen e kepuceve ne gozhde, ish-sulmuesi i Bolonjes e Lacios, tashme ne rolin e drejtorit teknik te bardhekalterve flet edhe per sfiden e e se ardhmes se Lacios. "Eshte nje sfide e rendesishme per mua,', - thote Tare. "Gjeja me e rendesishme eshte fakti se Lacio ka nje projekt te gjate per te ardhmen. Me mungon futbolli i luajtur, por me Lacion une para nje shans te madh dhe me duhet te falenderoj presidentin Klaudio Lotito qe ma dha". Ne lidhje me opsionin Hernan Krepso, Tare thote: "Ashtu si thote edhe trajneri Delio Rosi, ai eshte nje lojtar me vlera te medha, por ai nuk ka qellim te lere Interin. Ne jemi duke i bere llogarite te sulmuesi argjentinas Mauro Zarate, i cili ka cilesi te medha teknike dhe mund te ritet shume". Tare flet edhe per marredhenien e re me trajnerin Delio Rosi. "Trajneri fillimisht mendoi se une do ta mbuloja kete rol te ri, por marredheniet tona po permiresohen me kalimin e kohes", - tha Tare, duke folur per "Radio Incontro".