E Diel, 1 Nëntor 2026

Parashikime negative, agjencia Moodys vlerëson negativisht BE-në

Agjencia Ndërkombëtare e Vlerësimit të Kreditimit Moodys ka parashikime negative për ekonominë në eurozonë. Vlerësimi ra nga i qëndrueshëm në negativ. Klasifikimi aktual i BE-së mbetet sërish në maksimum, me AAA. Por ulja e vlerësimit është parë si një paralajmërim edhe për vendet me klasifikim AAA në BE, të cilat janë kontribuuesit më të mëdha të buxhetit të unionit, si Gjermania, Franca, Britania e Madhe apo Holanda. Ndër takimet politike për zgjidhjen e krizës, Presidenti francez Fransua Holande vizitoi dje Italinë, ku u takua me Kryeministrin Mario Monti. Ata diskutuan mbi aplikimin e vendimeve të Këshillit të BE-së, zgjidhjen e problemeve në Greqi dhe Spanjë, si dhe realizimin e unionit bankar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›