E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parashikimi i Alban Bushit per Shqiperi-Norvegji

Menaxheri i kombëtares shqiptare, Alban Bushi ka bërë parashikimin e tij për ndeshjen kundër Norvegjisë. Sipas tij kuqezinjtë përballen me një ndeshje të vështirë, por janë të favorizuar nga fusha dhe tifozët.

Dikur futbollist, tani në rolin e menaxherit të kombëtares shqiptare. Ndryshojnë vetëm pozicionet, pasi dëshira për të fituar nuk ka ndryshuar. Alban Bushi bën parashikimin e tij për ndeshjen e 7 qershorit kundër Norvegjisë. Sipas tij një fitore do të ishte historike për skuadrën shqiptare.

Ndërkohë, përfaqësuesja shqiptare vazhdon përgatitjet për sfidën e së premtes. De Biazi ka në dispozicion të gjithë futbollistët, ndërsa në seancat e fundit trajneri është përqëndruar te mbrojtja. Tekniku duhet të improvizojë pas mungesës së kapitenit Lorik Cana.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›