Parashikimi i motit, 1 janar 2025

TIRANË, 1 janar /ATSH/ Dita e parë e vitit 2025, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti sot parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, me vranësira të pakta kalimtare në lindje, ndërsa gjatë orëve të vona të mbrëmjes pritet shtim gradual i vranësirave.
Mjegull e dendur / mjegullinë dhe shikim i reduktuar në zonat luginore në orët e mëngjesit / mbrëmjes. Prezencë e ngricave përgjatë akseve rrugore në relievet malore.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – verilindje me shpejtësi mesatare 1-3 m/sek, ndërsa në lugina dhe bregdet hera-herës do të arrijë shpejtësi 4-6 m/sek shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 3/15 | Diell |
| Kukës | -2/11 | Diell |
| Lezhë | 4/17 | Diell |
| Dibër | -1/11 | Diell |
| Durrës | 4/18 | Diell |
| Tiranë | 4/18 | Diell |
| Elbasan | 3/16 | Diell |
| Berat | 0/18 | Diell |
| Vlorë | 3/18 | Diell |
| Korçë | -3/9 | Diell re |
| Gjirokastër | -3/15 | Diell |
| Sarandë | 5/18 | Diell |
/r.e/