E Enjte, 5 Nëntor 2026

Parashikimi i motit, 13 korrik 2024

TIRANË, 13 korrik /ATSH/-Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme për shkak të masave ajrore të nxehta me origjinë nga Afrika e Veriut.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat kalimtare në relievet kodrinore – malore të jugut dhe lindje të territorit në orët e mesditës dhe pasdites.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-7 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi 10m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 22/39 Diell
Kukës 21/38 Diell re
Lezhë 24/38 Diell
Dibër 20/37 Diell re
Durrës 25/37 Diell
Tiranë 27/39 Diell re
Elbasan 26/42 Diell
Berat 22/39 Diell re
Vlorë 24/36 Diell re
Korcë 21/36 Diell re
Gjirokastër 20/40 Diell re
Sarandë 25/38 Diell

             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›