E Enjte, 5 Nëntor 2026

Parashikimi i motit, 20 maj 2024

TIRANË, 20 maj/ATSH/- Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore relativisht të lagështa me origjinë jugperëndimore.

Moti parashikohet në pjesën e parë të ditës me kthjellime e vranësira mesatare. Nga orët e mesditës, parashikohet shtim të vranësirave kryesisht përgjatë relieveve malore deri të dendura të cilat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar në formë shtrëngatash afat shkurtra shoqëruar hera – herës me shkarkesa elektrike.

Nga orët e pasdites, pritet ndërprerja e reshjeve në të gjithë territorin. Mjegullinë për shkak të reshjeve të shiut.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-5 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina kryesisht pasdite era fiton shpejtësi 6-10 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 19/30 Diell re shi
Kukës 18/29 Diell re shi
Lezhë 19/30 Diell re shi
Dibër 17/30 Diell re shi
Durrës 19/31 Diell re
Tiranë 21/32 Diell re
Elbasan 19/33 Diell re
Berat 20/33 Diell re shi
Vlorë 19/29 Diell re
Korçë 15/27             Diell re shi
Gjirokastër 19/32 Diell re
Sarandë 20/28 Diell re

 

             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›