Parashikimi i motit, e diel, 23 shkurt 2025

TIRANË, 23 shkurt/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme për shkak të masave ajrore relativisht të thata me origjinë perëndimore.
Moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura me këto të fundit kryesisht në pjesën e dytë të ditës (pas orëve të mesditës). Mjegull e dendur / mjegullinë dhe shikim i reduktuar kryesisht në zonat luginore në orët e mëngjesit.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi deri në 4 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet era pritet të arrijë shpejtësi 5-7 m/s, shoqëruar me dallgëzim të forcës 1 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 0/15 | Diell re |
| Kukës | -6/8 | Diell re |
| Lezhë | 5/14 | Diell re |
| Dibër | -4/10 | Diell re |
| Durrës | 2/16 | Diell re |
| Tiranë | 3/17 | Diell re |
| Elbasan | 5/16 | Diell re |
| Berat | -1/16 | Diell re |
| Vlorë | 6/15 | Diell re |
| Korçë | -5/8 | Diell re |
| Gjirokastër | -2/16 | Diell re |
| Sarandë | 6/16 | Diell re |