E Enjte, 5 Nëntor 2026

Parashikimi i motit, e diel, 29 shtator 2024

TIRANË, 29 shtator/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime vranësirash si dhe intervale të herëpashershme kthjellimesh.

Reshjet e shiut do të jenë prezente prej orëve të mesnatës me intensitet të ulët, në formën e shtrëngatave afatshkurtra në pjesën më të madhe të territorit, deri në orët e pasdites. Në veriperëndim reshje shiu me intensitet deri mesatar në formën e rrebesheve të shpejta si dhe në intervale afatshkurtra gjatë mesnatës reshje në formën  e stuhive. Lokalisht në relievet malore breshër.

Mjegullinë dhe shikim i reduktuar në orët e para të mëngjesit dhe gjatë rënies së reshjeve të shiut.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare 2-8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare era shfaqet intensive me shpejtësi 12-18m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 2-5 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 15/25 Re shi diell
Kukës 10/22 Re shi diell
Lezhë 15/26 Re shi diell
Dibër 11/22 Re shi diell
Durrës 16/25 Re shi diell
Tiranë 16/25 Re shi diell
Elbasan 14/24 Re shi diell
Berat 14/25 Re shi diell
Vlorë 15/23 Re shi diell
Korcë 12/23 Re shi diell
Gjirokastër 12/24 Re shi diell
Sarandë 15/23 Re shi diell

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›