E Enjte, 5 Nëntor 2026

Parashikimi i motit, e dielë, 9 qershor 2024

TIRANË, 9 qershor/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme si rezultat i masave ajrore të nxehta dhe të thata me origjinë nga Afrika e Veriut.

Moti parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare në relievet malore në lindje në orët e mesditës. Mjegullinë në zonat luginore në orët e mëngjesit.

Era pritet të fryjë me drejtim veriperëndim –  juglindje me shpejtësi mesatare 1-5 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina në orët e mesditës era fiton shpejtësi 6-8 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 19/34 Diell
Kukës 15/34 Diell
Lezhë 18/35 Diell
Dibër 15/33 Diell
Durrës 19/34 Diell
Tiranë 21/36 Diell
Elbasan 20/37 Diell
Berat 17/37 Diell
Vlorë 18/34 Diell
Korcë 15/33 Diell
Gjirokastër 15/37 Diell
Sarandë 21/35 Diell

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›