E Martë, 3 Nëntor 2026

Parashikimi i motit, e enjte, 27 mars

TIRANË, 27 mars /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike.

Moti sipas SHMU parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si alternime kthjellimesh kryesisht nga orët e me mesditës e pasdite.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në një pjesë të madhe të territorit dhe lokalisht deri mesatar në zonën e juglindjes.

Nga orët e pasdites reshjet e shiut në pjesën më të madhe të territorit bëhen lokale, ndërsa në zonën e veriut me intensitet të ulët e hera-herës lokalisht mesatar.

Era do të fryjë me drejtim verilindje juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-6 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi 8-10 m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 12/15 Re shi diell
Kukës 9/14 Re shi diell
Lezhë 11/14 Re shi diell
Dibër 7/13 Re shi diell
Durrës 11/15 Re shi diell
Tiranë 12/16 Re shi diell
Elbasan 8/22 Re shi diell
Berat 12/22 Re shi diell
Vlorë 12/22 Re shi diell
Korçë 5/15 Re shi diell
Gjirokastër 8/21 Re shi diell
Sarandë 7/22 Re shi diell

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›