AXHENDA NDËRKOMBËTARE 27/3/2025

PARIS (Francë) – Mbështetja për Ukrainën – Presidenti Emmanuel Macron organizon një samit të koalicionit të vullnetarëve me Volodymyr Zelenskyn.
NUUK (Danimarkë) – Vizitë në Groenlandë nga Usha Vance, gruaja e zëvendëspresidentit JD Vance dhe Mike Waltz, këshilltar i Sigurisë Kombëtare.
DAR EL BEIDA (Algjeri) – Pritet verdikti kundër shkrimtarit franko-algjerian Boualem Sansal.
PEKIN (Kinë) – Vizitë e ministrit të Jashtëm francez, Jean-Noël Barrot.
KINË – Vizitë nga eurokomisioneri i Tregtisë, Marosh Shefçoviç.
HANOI (Vietnam) – Vizitë e presidentit brazilian, Lula da Silva.
BRUKSEL (Belgjikë) – “Samiti i Aviacionit” organizuar nga shoqata e linjave ajrore evropiane A4E.
GJENEVË (Zvicër) – Konferenca Botërore për IA, Sigurinë dhe Etikën.
PARAMARIBO (Surinam) – Vizitë e sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio.
GEORGETOWN (Guajanë) – Vizitë e sekretari amerikan të Shtetit, Marco Rubio.
LIMA (Peru) – Seanca dëgjimore në gjyqin e ish-presidentit, Pedro Castillo i akuzuar për tentativë për grusht shteti./ a.jor.