E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Parashikimi i motit, e martë, 25 mars

TIRANË, 25 mars /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa me origjinë perëndimore.

Sipas SHMU, moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime të herëpashershme dhe afatshkurtra me kthjellime dhe kryesisht në zonën e veriut dhe qendër. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet kryesisht të ulët, ndërsa lokalisht reshjet do të jenë me intensitet deri mesatar në pjesën më të madhe të territorit. Në orët e vona të mbrëmjes dhe orët e para të mëngjesit të ditës së mërkurë përgjatë Ultësirës Perëndimore reshjet në periudha afatshkurtra në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Mjegullinë dhe shikim i reduktuar për shkak të reshjeve të shiut si dhe në orët e para të mëngjesit në zonat luginore.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – verilindje me shpejtësi mesatare 2-8 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era fiton shpejtësi 10-16 m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 10/16 Re shi diell
Kukës 6/14 Re shi diell
Lezhë 10/16 Re shi diell
Dibër 7/10 Re shi diell
Durrës 8/16 Re shi diell
Tiranë 12/18 Re shi diell
Elbasan 12/17 Re shi diell
Berat 11/21 Re shi diell
Vlorë 19/21 Re shi diell
Korçë 8/13 Re shi diell
Gjirokastër 9/17 Re shi diell
Sarandë 9/19 Re shi diell

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›