E Enjte, 5 Nëntor 2026

Parashikimi i motit, e mërkurë, 16 tetor 2024

TIRANË, 16 tetor/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme si rezultat i depërtimit të masave ajrore të thata e të ngrohta me origjinë jugore.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat të pakta kalimtare. Mjegullë/mjegullinë dhe shikim i reduktuar në orët e mëngjesit në zonat luginore.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-5 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era fiton shpejtësi 10m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 11/27 Diell pak re
Kukës 6/20 Diell pak re
Lezhë 11/25 Diell pak re
Dibër 8/22 Diell pak re
Durrës 13/26 Diell pak re
Tiranë 14/27 Diell pak re
Elbasan 13/26 Diell pak re
Berat 11/27 Diell pak re
Vlorë 11/25 Diell pak re
Korçë 5/21 Diell pak re
Gjirokastër 8/25 Diell pak re
Sarandë 13/25 Diell pak re

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›