E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Parashikimi i motit, e mërkurë, 18 dhjetor 2024

TIRANË, 18 dhjetor/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se sot vendi do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike me mot të kthjellët vranësira të pakta kalimtare.

Parashikohet gjithashtu prezencë e ngricave, mjegullës së dendur lokale apo mjegullinës kryesisht në zonat luginore në orët e mëngjesit.

Sipas parashikimeve, Era pritet të fryjë me drejtim veriperëndim-juglindje me shpejtësi mesatare 1-5m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 2/15 Diell
Kukës -1/10 Diell
Lezhë 1/11 Diell
Dibër -1/10 Diell
Durrës 3/15 Diell
Tiranë 3/16 Diell
Elbasan 1/16 Diell
Berat 0/16 Diell
Vlorë 4/15 Diell
Korçë -1/10 Diell
Gjirokastër -3/17 Diell
Sarandë 5/17 Diell

 

                                                                       

           

                          

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›