Parashikimi i motit, e premte, 16 gusht 2024

TIRANE, 16 gusht/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike.
Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa nuk do të mungojnë alternime të herëpasherëshme vranësirash kalimtare nga orët e mesditës deri në orët e pasdites.
Era do të fryjë nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare 1-6 m/sek, ndërsa në lugina, male dhe përgjatë bregdetit fiton shpejtësi deri 10 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 22/38 | Diell pak re |
| Kukës | 21/37 | Diell re |
| Lezhë | 22/39 | Re diell |
| Dibër | 20/37 | Diell re |
| Durrës | 23/39 | Re diell |
| Tiranë | 24/39 | Diell pak re |
| Elbasan | 24/40 | Diell pak re |
| Berat | 21/41 | Diell pak re |
| Vlorë | 21/37 | Diell |
| Korcë | 20/35 | Diell pak re |
| Gjirokastër | 18/39 | Diell pak re |
| Sarandë | 21/37 | Diell pak re |